Sporti në zi, ndahet nga jeta Skënder Hyka, ish futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 08:10 05-07-2018 Sporti në zi, ndahet nga jeta Skënder Hyka, ish futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Skënder Hyka.

Lajmin për vdekjen e futbollistit e jep gazetari sportiv Bedri Alimehmeti.

Kush ishte Skënder Hyka:

Skënder Hyka ka lindur në qytetin e Tiranës më 06.09.1944. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë.

Studimet e larta i kryen në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968. Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv, 17 nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit. Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana.

Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit

aaaaaaaa.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Zinedine Zidane, tjetër lojtar largohet nga Real Madrid
»
Article Logic
Execution time: 0.017554044723511
array(1) { ["section"]=> string(89) "sporti-ne-zi-ndahet-nga-jeta-skender-hyka-ish-futbollisti-i-tiranes-dhe-kombetares-126805" }