SPORTI përgjatë këtij viti në Newsbomb: Skandali i Rey Manaj më i lexuari

Publikuar tek: sport, më 14:04 31-12-2016 SPORTI përgjatë këtij viti në Newsbomb: Skandali i Rey Manaj më i lexuari

Kombëtarja shqiptare në Kampionatin Europian, kjo ka qenë tema kryesore në kategorinë e sportit për vitin 2016, me të gjithë shqiptarët që i mbajtën sytë nga Franca.

Por si në çdo rast, ato që tërheqin vëmendjen më të madhe janë skandalet dhe i njëjtë ishte incidenti në ‘Instagram’ i futbollistit të Kombëtares dhe Interit, Rey Manaj. Ky lajm është më i lexuari për 2016-ën në kategorinë e sportit në Newsbomb.

Manaj publikoi gabimisht një foto nudo në vaskë, por pas disa minutash vuri re gafën dhe e fshiu menjëherë nga profili i tij. Megjithatë, koha ishte mjaftueshme që fansat e tij të ruanin foton dhe ta dërgonin atë në redaksinë e Newsbomb. Vet futbollisti pretendoi se profili i ishte vjedhur, por pa dhënë më shumë detaje.

Lajme të tjera që kanë tërhequr vëmendje të madhe janë ndarja nga jeta e babait të futbollistit Hamdi Salihi, fanellat e reja të Kombëtares në Euro 2016, dalja e tyre në shitje dhe incidenti i presidentit të FSHF me homologun maqedonas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhja që çuditi të gjithë, shqiptari braktis futbollin për të punuar me kuajt në Suedi
Prapaskenat/ U largua Starova, Tramezzani ishte pranë Partizanit »
Article Logic
Execution time: 0.015190839767456
array(1) { ["section"]=> string(78) "sporti-pergjate-ketij-viti-ne-newsbomb-skandali-i-rey-manaj-me-i-lexuari-64307" }