Sportisti Elis Bakaj u jep lamtumirën lojtarëve të ekpit të Tiranës

Publikuar tek: sport, më 11:40 11-06-2015 Sportisti Elis Bakaj u jep lamtumirën lojtarëve të ekpit të Tiranës

Një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Tiranës Elis Bakaj ka  organizuar një kokteil për të përshëndetur dhe falenderuar  të gjithë skuadrën dhe stafin bardh e blu. Ai ka falenderuar ekipin me të cilin debutoi në  gushtin e vitit të kaluar. Bakaj ka nëshkruar një kontratë me izraelitët Hapoel Ranana, të cilën vetë Rama e ka konsideruar si një trampolinë  të rëndësishme për t’u afruar më shumë me kombëtaren.

“Tirana do të jete skuadra e parë që do të zgjedh nëse vendos që në të ardhmen të kthehem në Shqipëri, ndaj nuk dua të them lamtumirë, por mirupafshim. Nuk ishte sezoni që ne prisnim. Ky klub është mësuar të fitojë trofe dhe unë në fillimet e aventurës sime me Tiranën e dija një gjë të tillë dhe kisha dëshirë të jepja kontributin tim për ta ndihmuar ekipin drejt sukseseve. Çasti që kam shkelur për herë  të parë në këtë klub ka qenë momenti më i paharruar. E them këte pasi e kam pasur ëndërr të luaja me Tiranën dhe e bëra realitet një gjë të tillë, pavarësisht se në të kaluarën kam veshur dhe fanellën e skuadrës rivale të saj. Ndërsa pengu, mbetet titulli”, ka deklaruar Bakaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kemi dasëm në Kombëtare shqiptare, martohet mbrojtësi Ajeti përpara ndeshjes me Francën
Gianni De Biasi: Ende herët të flitet për Euro2016, rinovuam ekipin, ndaj erdhi ndryshimi »
Article Logic
Execution time: 0.023053884506226
array(1) { ["section"]=> string(73) "sportisti-elis-bakaj-u-jep-lamtumiren-lojtareve-te-ekpit-te-tiranes-13271" }