Spoti elektoral i Kosovës brenda zyrës: S’jam politikani tipik, por ndoshta për këtë kemi nevojë

Publikuar tek: politike, më 11:24 01-06-2015

Halim Kosova ka publikuar së fundmi spotin e tij elektoral, xhiruar brenda një zyre nga një ndërtesë e lartë në qendër të Tiranës. “Punë, jo fjalë për Tiranën’’, është slogani i spotit. Kosova e nis spotin ulur, duke u ngritur më pas në këmbë për të thënë se nuk është politikani tipik, por se ndoshta për këtë gjë kemi nevojë.

Spoti zgjat me pak se 1 minutë, ku Kosova shfaqet konçiz për çfarë do bëjë për Tiranën. Ai sjell shembullin e punës së tij në Maternitetin Nr.1 të Tiranës, duke thënë se nuk ka fajësuar të tjerët por se pati një vision për punën e arritur duke luftuar korrupsionin brenda spitalit.

“Jam Halim Kosova. Kur u emërova drejtor i Maternitetit Nr.1 ishte i pistë dhe i mungonin pajisjet bazë. Dukej kështu. Nuk fajësova të tjerët për këtë. Kisha një vizion për atë që duhej bërë, mora përgjegjësi dhe e realizova. Ndryshova mënyrën e funksionimit, futa buxhetin nën kontroll, luftova korrupsionin dhe rishikova çdo tender. Sigurova fonde nga investitorët e huaj, negociova kontrata të reja dhe për të njëjtin shërbim kurseva 30% të fondeve dhe këtë e bëmë pa asnjë lek shtesë nga taksat tuaja”, thotë në spot kandidati i djathtë.

Kosova tregon se do bëjë të njëjtën gjë me Tiranën, duke thënë se ‘’Nuk jam politikan tipik, por ndoshta për këtë kemi nevojë’’. Kosova premton se do përmirësojë higjienën, shkollat dhe trotuaret si dhe do ulë taksat për biznesin si dhe do ndihmojë shtresat në nevojë.

“Të njëjtën gjë duhet të bëj edhe si kryebashkiak në mënyrë që të përmirësoj higjienën e qytetit tonë, të përmirësojmë shkollat dhe trotuaret tona. Do ul taksat për biznesin e vogël dhe për familjet dhe do kujdesem më shumë për shtresat në nevojë. E di që nuk jam politikani tipik, por ndoshta për këtë kemi nevojë!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Kopshti zoologjik është kthyer “Spaçi i kafshëve”
Meta feston me fëmijët e Prezës 1 Qershorin (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.060698986053467
array(1) { ["section"]=> string(100) "spoti-elektoral-i-kosoves-brenda-zyres-s-jam-politikani-tipik-por-ndoshta-per-kete-kemi-nevoje-12388" }