Spoti i ri i PS, ja batutat me aktorin që kundërshtari i përdor si armë për Bashën (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 17:02 15-06-2015

Partia Socialiste ashtu sikurse edhe në spotin e parë ka zgjedhur aktorin e Portokallisë për realizimin e një tjetër spoti elektoral dhënë përmes batutave. Spoti është konceptuar në formën e një konference për shtyp ku gazetarët pyesin dhe Basha, në këtë rast aktori i Portokallisë, përgjigjet.

Gazetari:Mendoni se mund të organizoni kampionatin e futbollit në Tiranë?

Basha:Jam i bindur, jam shpresë plotë që këtë betejë do ta fitojmë, dhe do ta fitojmë.

Gazetari: Do arrini ta gjeni kurën për kancerin?

Basha: Absolutisht po.

Gazetari:A jeni i sigurt që këtë vit do ta merrni ju çmimin Nobel  në fizikën bërthamore?

Basha: Sigurisht është edhe detyra ime.

Gazetari: Pse nuk organizoni një koncert me Michael Jackson në Tiranë?

Basha: Ne do ta bëjmë këtë jo për interesat tona por sepse është jetike për vlerat e demokracisë.

“Thotë po për çdo gjë dhe nuk bën asgjë që thotë”, shkruhet në spotin përmbyllës të PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spoti kryesor i “Rilindjes” me 5 qytete, Rama mesazh nga Durrësi, Tirana nuk figuron në video
Përleshje mes simpatizantëve të PD dhe PS në qendër të Pukës »
Article Logic
Execution time: 0.12757897377014
array(1) { ["section"]=> string(93) "spoti-i-ri-i-ps-ja-batutat-me-aktorin-qe-kundershtari-i-perdor-si-arme-per-bashen-video-13664" }