Spoti kryesor i “Rilindjes” me 5 qytete, Rama mesazh nga Durrësi, Tirana nuk figuron në video

Publikuar tek: politike, më 16:09 15-06-2015 Spoti kryesor i “Rilindjes” me 5 qytete, Rama mesazh nga Durrësi, Tirana nuk figuron në video

Spoti elektoral i kryeministrit Rama i postuar para dy ditësh në profilin e tij, përmban vetëm 5 qytete përfshi edhe Durrësin, nga ku Rama ka vendosur të japë mesazhin e tij.

Por duke qënë se ky është spoti kryesor si dhe përfundimtar i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, a nuk duhet që mesazhi kryesor të përcillej nga kryeqyteti? Çuditërisht, jo vetëm që një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por në video-mesazhin nga kryeministri nuk shfaqet asnjë pamje nga “Rilindja” e kryeqytetit.

Qytetet e përzgjedhura për të demonstruar rilindjen urbane janë vetëm 5, Korça, Gjirokastra, Berati, Elbasani, qytete që shfaqen për disa sekonda, dhe më pas Durrësi që ka zënë pjesën më të madhe të videos, sheshi i të cilit, i inaguruar vetëm pad ditë më parë, është përzgjedhur si vendi ku Rama përcjell mesazhin me në sfond Bashkinë e këtij qyteti.

Rruga e Qeparoit

Berati, lulishtja

Durrësi, mbikalimi

Parku i Viroit, Gjirokastër

Elbasan, stadiumi

Berati, ura

Durrësi, sfinksi

Korça, kulla

Kryeministri Rama jep mesazhin nga Durrësi, në sfond sheshi dhe Bashkia e qytetit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deromemaj i përgjigjet Ramës: Unë jam inxhinjer, kompleksohesh nga diploma si mësues vizatimi, Joni im vizaton më mirë
Spoti i ri i PS, ja batutat me aktorin që kundërshtari i përdor si armë për Bashën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024167776107788
array(1) { ["section"]=> string(95) "spoti-kryesor-i-rilindjes-me-5-qytete-rama-mesazh-nga-durresi-tirana-nuk-figuron-ne-video-13660" }