Sqarim goli

Publikuar tek: sport, më 11:08 16-06-2018 Sqarim goli Cristiano Ronaldo

Shkruan Artan Fuga

Miq Ronaldo dje nuk e shënoi golin me këmbë si thonë disa, por me kokë.

Nuk po flas për futboll se e njoh futbollin sa di të mjel dhinë!

Por, ai dje bëri një zbulesë. Zbulesë, dëgjoni, jo zbulim.

Ai provoi se gjeometria e Eukllidit dhe e Reimann-it mund të bëjnë një sintezë, pra që vijat e drejta dhe ato të pëkulura, janë edhe të drejta edhe të përkulura, pra janë edhe drejtëza paralele edhe të kithta.

Ai vërtetoi se katrori mund të jetë edhe rreth.

Brinja e trekëndëshit është edhe gjatësi harku.

Të gjitha këto në vartësi të peshës të topit, të meteorologjisë të ajrit, të distancës, të matjes me sy të aftësisë kërcyese të kundërshtarit, të përllogaritjes të reagimit në të dhjeta sekonda të portjerit.

Lëreni futbollin për një çast, shiheni pastaj.

Pse me këmbë bëhen të gjitha këto?

I llogarit truri, o zonja e zotërinj.

Dhe truri karakterizon njeriun si specia jo individin.

Cdo këlyshi njeriu të zhgrryer në baltë, të përdhosur nga të fuqishmit, të fyer, poshtëruar, pa besim te vetja, Ronaldua i tha:

Coju këlysh njeriu, se je njeri!

Ke tru, reflekse, organizëm, mendje, si imja.

Ai ishte Euklidi, Galileu, Luteri, dje!

Lëreni futbollin për një çast dhe shiheni si gjeometri deskriptive!

Si algjebër, si logjiciel.

Ai më shumë u ka bërë nder tifozave të Gjermanisë, Spanjës, Brazilit,etj, mbrëmë sesa atyre portugezë.

O Zot çfarë nderi na bëri dje!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këmbë e duar të thyera, pilotët e huaj e pësojnë keq në Rally Albania, lumenjtë dolën nga shtrati (ÇFARË NDODHI DITËN E SOTME- FOTO)
Pique akuza Ronaldos: Binte në tokë sapo e prekje »
Article Logic
Execution time: 0.019520044326782
array(1) { ["section"]=> string(18) "sqarim-goli-124576" }