Stadiumi “Atleti Azzurri d'Italia” në Bergamo është veshur me ngjyrat kuq e zi për ndeshjen miqësore Shqipëri-Ukrainë.
Në orën 20:30, Kombëtarja shqiptare do të luaj ndeshjen e fundit miqësore përpara nisjes për në Francë, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Europian.
Me mijëra tifozë shqiptarë kanë mbushur shkallët e stadiumit duke dhënë një mesazh të qartë se cila do të jetë atmosfera në stadiumet e Francës kur Shqipëria do të luaj ndeshjet e saj në grupin A.
*Formacioni i Shqipërisë