Stadiumi i Lens është gati, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Zvicrës (Foto)

Publikuar tek: sport, më 16:56 09-06-2016 Stadiumi i Lens është gati, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Zvicrës (Foto)

Stadiumi “Bollaert-Delelis” në Lens të Francës është gati për sfidën e të shtunës mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Kampionatin Europian.

Stafi i stadiumit është duke i dhënë dorën e fundit disa rregullimeve të vogla, përpara se të zbresin në fushë skuadrat për ndeshjen e parë të tyre në Grupin A.

Gjithshtu, në tribunën ballore janë ngritur flamujt e dy vendeve si dhe ata të UEFA-s e FIFA-s. Emocion i veçantë të krijohet teksa sheh flamurin kuq e zi të ngritur në një prej stadiumeve të Europianit, por akoma edhe më shumë emocione do të përjetojnë shqiptarët kur më datë 11 në orën 21:00 të shohin në fushën e lojës 11 heronjtë e tyre.

Stadiumi Bollaert-Delelis ka një kapacitet prej 38,223 vendesh dhe në shkallët e tij pritet të ketë një numër të madh tifozësh shqiptarë, të cilët do të mbështesin Kombëtaren në këtë event të rëndësishëm. 

13343029_959032357527628_5086894567253126564_n.jpg

13346958_1044715695581866_3814337733677183374_n.jpg

13339497_959032380860959_4891522913802909927_n.jpg

13344646_1445655708784117_7777917177003369540_n.jpg

13419007_1021906647897572_6488951916149736056_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha la Zvicrën për të ardhur me Shqipërinë: E kisha ëndërr! Kaçe: Jam në formë
Shqipëri - Zvicër, Djourou: Emocionet përcaktojnë 60% të rezultatit »
Article Logic
Execution time: 0.038644075393677
array(1) { ["section"]=> string(79) "stadiumi-i-lens-eshte-gati-vendosen-flamujt-e-shqiperise-dhe-zvicres-foto-42997" }