Stadiumi me kushte skandaloze ku nesër do luhet Maqedoni - Shqipëri (Foto)

Publikuar tek: sport, më 23:05 03-09-2017 Stadiumi me kushte skandaloze ku nesër do luhet Maqedoni - Shqipëri (Foto)

Fotot që shihni më poshtë i përkasin stadiumit “Mladost” të Strumicës në lindje të Maqedonisë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Shqipërinë, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.

Përveçse i vogël (rreth 6500 vende) ky impiant është dukshëm mjaft i amortizuar, ndërsa pikëpyetje mbetet sesi UEFA ka toleruar mbajtjen e një ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.

Por, në fakt, e gjitha kjo është “meritë” e maqedonasve, të cilët me nxitim kanë rikonstruktuar ambientet e brendshme të këtij stadiumi, duke bërë që të plotësohen standardet minimale për një ndeshje ndërkombëtare.

Kujtojmë që standardet e UEFA-s janë ato për sigurinë e ekipeve në fushë e dhomat e zhveshjes, ndërsa në plan të dytë kalon numri i ulëseve, gjendja e tribunave apo dhe pamja estetike. Megjithatë, qëllimi i maqedonasve është realizuar, për ta larguar sa më larg zonave shqiptare ndeshjen Maqedoni-Shqipëri.

ergte455hy5h.jpg

fgetghe45h5hj.jpg

dfgerth5th5h5h.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Përballja Kroaci-Kosovë, FIFA merr vendimin për datën e ndeshjes
Skandal, firmë e falsifikuar, te Kukësi rrezikojnë burgun »
Article Logic
Execution time: 0.020580053329468
array(1) { ["section"]=> string(76) "stadiumi-me-kushte-skandaloze-ku-neser-do-luhet-maqedoni-shqiperi-foto-91053" }