Stadiumi "Skënderbeu" si "shtetrrethim", policë, stërvitje dhe asnjë tifoz

Publikuar tek: sport, më 09:18 21-08-2017 Stadiumi

Dje, në orën 18:00, ekipi korçar ka zhvilluar një sencë stërvitore, ku trajneri Ilir Daja ka kërkuar pak qetësi, për të zhvilluar i qetë përgatitjet "anti Dinamo".

Frika ka ndonjë "spiun" lidhur me skemat e mundshme që tekniku ka provuar në fushë, ka bërë që stadiumi "Skendërbeu" të kthehet në "shtetrrethim", duke mos lejuar asnjë tifoz në stadium. Për të garantuar qetësi maksimale, në fushë kanë zbritur dhe unformat blu, të cilat kanë vëzhguar gjithçka nga afër, për t'i dhuruar qetësinë e duhur ekipit dhe trajnerit në këtë seancë stërvitore.

I pranishëm në stadium ka qenë vetëm presidenti Ardjan Takaj dhe zëvendësi i tij, ndërkohë që një numër prej 50 tifozësh janë parë të ndjekin seancën stërvitore nga jashtë kangjellave të stadiumit. Në të tilla kushtet mësohet se do zhvillohet dhe seanca e sotme stërvitore, duke bërë që trajneri Daja të jetë plotësisht i qetë nga "spiunët".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Disfata në basketboll, ish trajneri: Ju nuk e doni kombëtaren tuaj, unë kam qenë edhe taksist i saj
Sot përcaktohen biletat e para nga play off, për në grupet e Ligës së Kampioneve »
Article Logic
Execution time: 0.01748514175415
array(1) { ["section"]=> string(74) "stadiumi-skenderbeu-si-shtetrrethim-police-stervitje-dhe-asnje-tifoz-89703" }