Stafi i Byrosë së Hetimit do testohet me “makinën e së vërtetës”

Publikuar tek: politike, më 17:00 16-02-2016 Stafi i Byrosë së Hetimit do testohet me “makinën e së vërtetës”

30 efektivëtë Policisë Gjyqësore që do të bëhen pjesë e stafit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do testohen me “makinën e së vërtetës”, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur ta dhurojnë për Byronë.

Aparati “Lie Detector” do përdoret për të verifikuar biografinë e këtyre 30 policëve të parë. Aparatura ka një shkallë saktësie 85%-95% dhe është bërë dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Makina e të vërtetës përdoret nga FBI gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

Së bashku me aparaturën për asistencë kanë mbërritur në Tiranë dhe specialistë të FBI-­së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arsyeja e vërtetë pse u largua ministri i Financave Shkëlqim Cani, sipas Berishës
Bushati takohet me Mogherinin dhe Hahn, reforma në drejtësi në fokus të takimit »
Article Logic
Execution time: 0.017951965332031
array(1) { ["section"]=> string(68) "stafi-i-byrose-se-hetimit-do-testohet-me-makinen-e-se-vertetes-32744" }