Stafi i hotelit në Turqi terrorizon turistët anglez, inskenojnë sulm të ISIS për t’i argëtuar

Publikuar tek: bota, më 15:48 13-08-2015 Stafi i hotelit në Turqi terrorizon turistët anglez, inskenojnë sulm të ISIS për t’i argëtuar

Stafi i një hoteli turistik në Turqi ka terrorizuar pushuesit e vet britanik duke inskenuar një skenë sulmi pasi sihin veshur si anëtarë të ISIS.

Anëtarët e stafit, të veshur me kapuçë të zinj, armë lodre dhe bomba false, i janë “sulur” turistëve britanikë të cilët ishin duke u relaksuar në pishinën e hotelit. Sipas hotelit “Grand Yazici Mares”, gjithçka ishte një shaka për të argëtuar turistët, por duket se këta të fundit nuk e kanë pritur mirë.

Jo vetëm që turistët britanikë, të cilët kishin prenotuar për një javë, janë larguar masivisht ditën e nesërme, por në një prej faqeve më të famshme turistike, “Trip Advisor”, vlerësimet për hotelin kanë qenë nga më negativet.

Njëri prej turistëve, Jason Phythian tha për gazetën The Sun se të gjithë u tmerruan kur panë njerëzit e maskuar që po i afroheshin pishinës të “armatosur” deri në dhëmbë.

I kontaktuar nga “ITV”, menaxheri i hotelit tha se kjo është një praktikë që e organizojnë gjithmonë, madje edhe me personazhe si Spiderman dhe Rambo, dhe është hera e parë që një grup turistësh nuk e pret mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030488967895508
array(1) { ["section"]=> string(98) "stafi-i-hotelit-ne-turqi-terrorizon-turistet-anglez-inskenojne-sulm-te-isis-per-t-i-argetuar-18310" }