Stafi i Kombëtares fshehu operacionin e Lorik Canës, lojtari ka probleme të mëdha

Publikuar tek: sport, më 16:20 14-06-2016 Stafi i Kombëtares fshehu operacionin e Lorik Canës, lojtari ka probleme të mëdha

Ka një histori që nuk është treguar dhe është mbajtur e fshehur, edhe nga stafi i kombëtares për kapitenin Lorik Cana. Gjatë gjithë kësaj kohe, Lorik Cana ka luajtur me kujdes, në mënyrë që të mos rrezikonte një dëmtim që do ta linte jashtë Europianit. Miqësorja e fundit ndaj Ukrainës e vërtetoi këtë gjë, teksa në pjesën e dytë nuk doli në fushë, pasi në të parën e përplasi keq mesin gjatë një dyluftimi ajëror me një kundërshtar.

E gjitha lidhet me një operacion të kryer kur ishte ende me Lacion dhe nuk kishte prishur kontratën me bardhekaltërit. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë atë që i ndodhi kapitenit të Shqipërisë. Një operacion i shkuar keq, gjatë ngjitjes së vertebrës. Kjo, përgjatë gjithë muajve që nga vera e shkuar, i ka sjellë shqetësime të mëdha. Madje, në Francë, duke rënë dakord edhe me Nantën, skuadra që e mori, kapiteni i kombëtares vendosi që të mos luante në asnjë fushë ku kishte bar sintentik. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi që shpesh këto terrene e kanë penalizuar në të shkuarën, pasi menjëherë nis dhimbja e mesit.

Problemi në fjalë, të cilin gjakovari e ka si një gurë të rëndë – a thua se historia e Sizifit të ishte kthyer në realitet – pas krahëve, e ka detyruar që muajt e fundit në Francë të mos aktivizohet me vazhdimësi. Edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi, ka qenë në dijeni të plotë, ashtu si edhe stafi mjekësor i kombëtares, por ky fakt është mbajtur i fshehur pikërisht për të mos e mërzitur më shumë kapitenin, që gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur me dhimbje të tmerrshme dhe ka rrezikuar jo pak. (Sport Ekspres)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Statistikat e Francë - Shqipëri favorizojnë ‘Gjelat’
Deschamps ndryshon taktikat për ndeshjen me Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.030272006988525
array(1) { ["section"]=> string(86) "stafi-i-kombetares-fshehu-operacionin-e-lorik-canes-lojtari-ka-probleme-te-medha-43487" }