Stambolli në alarm pas shpërthimit të një bombe, gjenden dhe 2 të tjera

Publikuar tek: bota, më 16:51 18-01-2015 Stambolli në alarm pas shpërthimit të një bombe, gjenden dhe 2 të tjera

Një bombë ka shpërthyer sot në Stamboll pranë qendrës së shpërndarjes së energjisë, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, raportojnë mediat turke

Një bombë ka shpërthyer sot në Stamboll pranë qendrës së shpërndarjes së energjisë, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, raportojnë mediat turke. Policia pasi ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë rrethimin e zones dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Ndërkohë që dy bomba të tjera janë identifikuar në zona të ndryshme të Stambollit, por kësaj here policia dhe skuadrat speciale kanë ndërhyrë në kohë duke bërë edhe neutralizimin e tyre. Një prej bombave të pa shpërthyera është gjetur pranë statujës së Ataturkut në pjesën aziatike të Stambollit, ndërsa bomba tjetër është lokalizuar në zonën e Sultangazi pranë një stacioni autobusi.

Edhe pse nuk është ende e qartë se nga kush janë vendosur bombat, dyshimet e para bien mbi radikalët kurdë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035677909851074
array(1) { ["section"]=> string(74) "stambolli-ne-alarm-pas-shperthimit-te-nje-bombe-gjenden-dhe-2-te-tjera-854" }