Starton Festivali i muzikës së dhomës “Different Trains”, e mbështet Vodafone

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:09 21-10-2015 Starton Festivali i muzikës së dhomës “Different Trains”, e mbështet Vodafone

Festivali i muzikës së dhomës “Different Trains” hapi dyert ditën e Martë në kryeqytet me një performancë të shkëlqyer të muzikantëve Leonid Gorokhov,Areta Zhulla, Dorian Xhoxhi dhe Peter Laul.

“Different Trains” vjen për artdashësit në edicionin e tij të katërt nga data 19-26 tetor. Ai do të zhvillohet në Tiranë mes Universitetit të Arteve e Teatrit Kombëtar dhe për të mbyllur siparin më datë 24 Tetor në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Festivali “Different Trains” ka gjetur mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania si sponsor gjeneral i këtij edicioni

"Different Trains" ka mbledhur në vite artistë brilantë shqiptarë të njohur në skenat e botës dhe artistë të huaj me reputacion ndërkombëtar në skenën shqiptare për të interpretuar së bashku.

Këtë vit 10 muzikantë nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Zvicra, Franca, Gjermania dhe Italia do të bashkohen në këto ditëpër të ndarë pasionin ndaj muzikës me një program të larmishëm i cili do të krijojë një atmosferë të veçantë midis artistëve në skenë dhe publikut shqiptar

Festivali është tashmë një event i kthyer në traditë , duke u dhenë mundësinë artistëve shqiptarë dhe të huaj të shprehen me anë të tingujve muzikore dhe të dhurojnë emocione të pakrahasueshme tek publiku.

Edhe këtë vit interesi i publikut shqiptarë për festivalin “Different Trains’’ është tepër i lartë.

Mbrëmja e parë e këtij festivali korri një sukses të padiskutueshëm dhe mori përgëzimet e publikut që kishte mbushur sallën e Akademisë se Artëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktorja e njohur amerikane kujton Nënë Terezën: Një nisje e mirë për javën
Skivi tregon se është katolik, vërshojnë komentet ofenduese »
Article Logic
Execution time: 0.023494005203247
array(1) { ["section"]=> string(80) "starton-festivali-i-muzikes-se-dhomes-different-trains-e-mbeshtet-vodafone-23665" }