Starton Festivali Ndërkombëtar i Filmit “IHRFFA” në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:55 13-09-2018 Starton Festivali Ndërkombëtar i Filmit “IHRFFA” në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri “IHRFFA” do të nisë edicionin e tij të 13.

Nesër në datë 14 shtator 2018, në ambientet e Akademisë së Filmit & Multimedia Marubi zhvillohet konferenca për shtyp për nisjen e edicionit të 13-të të IHRFFA.

Festivali do të zhvillohet nga data 17 shtator deri 22 tetor 2018, e ndërsa filmat përveç në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit do të shfaqen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në Akademinë e Sigurisë, në Destil, dhe instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, ndërkohë që këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë: Kërcenimin e të vërtetës.

INFORMACIONI I PLOTË PËR FESTIVALIN:

Të dashur kolegë dhe miq të medias përshëndetje!

Ditën premte, datë 14 shtator 2018, në ambientet e Akademisë së Filmit & Multimedia Marubi zhvillohet konferenca për shtyp për nisjen e edicionit të 13-të të IHRFFA.

Nga e hëna e 17 shtatorit deri më 22 tetor 2018 do të zhvillohet edicioni i Trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri – IHRFFA (ëëë.ihrffa.net, tashmë  një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Tiranën por edhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri.

Nëse vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë: Kërcenimi i së vërtetës. (Threat to Truth)

Në edicionin e 13-të i IHRFFA, nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 43 produksione.

Hapja e Festivalit zhvillohet të hënën, ora 19.00 me Ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë “Iuventa” produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque, në prani të regjizorit.

Të ftuarit: Aktori nga Greqi ATHANASIOS CHALKIAS për filmin LINES, Hank Levine nga Gjermani regjizori i filmit EXODUS, Orgesa Arifi me filmin KURRIZI nga Kosova, I FTUAR SPECIAL ANDREË FEINSTEIN Gazetari dhe shkrimtar për filmin Shadoë Ëorld, Askold Kurov regjizor rus për filmin THE TRIAL - the state of Russia Vs Oleg Sentsov, për regjizorin ukrainas i cili është në burg në Siberi.

Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe COD.

Së pari Forumi në Europe House mbi “Portalet, porta hyrëse dhe/apo dalëse e të vërtetës?”, ditën e martë 18.09.2018, pas shfaqjes në orën 11.00 të dokumentarit “Neës 23/06/2016”.

Ditën e mërkurë, 19.09.2018, ora 11.00 me një shfaqje speciale ME STUDENTË TË AKADEMISË SË SIGURISË DHE PERSONA TË DËNUAR ME DËNIME PENALE në Akademinë e Sigurisë, me filmin “Pre-Crime” të regjisoret gjerman Monika Hielscher, Matthias Heeder, dhe më pas do të marrin pjesë në forumin për “TEKNOLOGJIA DHE PARANDALIMI I KRIMIT”;

Gjithashtu të mërkurën, 19.09.2018 ora 21.00, në Destil në bashkëpunim me Universitetin POLIS shfaqet dokumentari “Blue Heart” i cili dokumenton betejën për Vjosën, në Shqipëri, lumi më i madh pa digë në Europë, dhe situata të ngjashme në Balkan, dhe më pas vijohet me diskutimin me temë “KRIMET MJEDISORE: SA DIMË PËR TO?”

Duke qenë se për drejtuesit e Festivalit mbetet prioritet fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, në subjektet që trajtojnë filmat, është menduar që ditën e enjte 20.09.2018, ora 11.00, në sallën e kinemasë Marubi në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” të shfaqet filmi “Find Fix Finish” dhe të vijohet me një debat me nxënësit me temë: “REALITETI FIZIK DHE VIRTUAL”.

Ditën e premte 21.09.2018, ora 11.00, në Europe House shfaqet filmi i shkurtër “Dysphoria” i Gjergj Bodani dhe vijohet me debatin moderuar nga shoqatën OMSA, Open Mind Spectrum Albania .

Bordi i festivalit IHRFFA uron dhe shpreson që filmat e përzgjedhur këtë vit do të përcjellin rëndësinë e këtyre çështjeve dhe do të nxisin diskutime dhe debate edhe më të gjera për publikun shqiptar.

Gjithashtu, do të ketë mbrëmbje muzikore të Hënën për hapjen, me Bandën Muzikore “Orge(s) Trio”, të Martën me EDA CËRRIKU & ELTON BALLA, të mërkurën me AJS TRIO, të premten me ALBANIAN BRASS QUINTET, dhe në mbyllje me HERIN & ECLESIO RAMOS.

Bordi i IHRFFA-s falenderon për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të gjithë partnerët e angazhuar, veçanërisht Ambasadën Gjermane, Delegacionin e Bashkimit Europian, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit, Arkivin Qendror të Filmit, Ambasadën Austriake, OSBE, etj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në gjurmët e të atit, rishfaqet Greg Rama
»
Article Logic
Execution time: 0.0044920444488525
array(1) { ["section"]=> string(63) "starton-festivali-nderkombetar-i-filmit-ihrffa-ne-tirane-134215" }