Starton të dielën sezoni i ri i Formula 1

Publikuar tek: sport, më 17:39 17-03-2016 Starton të dielën sezoni i ri i Formula 1

Sezoni i ri në Formula 1 fillon këtë fundjavë me garën për Çmimin e Madh të Australisë në pistën Albert Park në Melburn.

Grand Prix-i i parë i sezonit do të zhvillohet të dielën më 20 mars, ku pilotët do të kenë 58 xhiro në pistën me gjatësi prej 5.303 metrash. Që nesër janë planifikuar trajnimet e para, kurse të shtunën do të mbahet trajnimi i cili do të përcaktoj pozicionet e fillimit nga të cilat bolidët do të fillojnë sezonin e ri të "cirkut më të shpejtë në botë".

Sezoni i Formula 1 do të përfundojë më 27 nëntor me garën Grand Prix në Abu Dhabi, kurse pilotët gjatë sezonit të ri do të kenë gjithësej 21 gara. Në krahasim me sezonet e mëparshme, risi në gara është Çmimi i Madh i Azerbejxhanit, e cila do të jetë gara e tetë e sezonit që do të mbahet më 19 qershor në Baku.

Formula 1 pas një ndërprerje një vjeçare kthehet sërish në Gjermani, ku do të mbahet gara e 12-të e sezonit, e cila do të zhvillohet në pistën Hockenheim.

Në sezonin e ardhshëm garat do të mbahen për Çmimin e Madh të Australisë, Bahreinit, Kinës, Rusisë, Spanjës, Monakos, Kanadasë, Azerbejxhanit, Austrisë, Britanisë, Hungarisë, Gjermanisë, Belgjikës, Italisë, Singaporit, Malajzisë, Japonisë, SHBA-ve, Meksikos, Brazilit dhe Abu Dhabit, shkruan AA.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka prezantuar disa ndryshime të vogla në prag të sezonit të ri, nga të cilat më së shumti bie në sy sistemi për thithje dhe gomat e përdorura.

Pavarësisht pakënaqësisë së pilotëve dhe tifozëve, rregullat e kualifikimit në garat e Formula 1 janë ndryshuar para fillimit të sezonit dhe do të zbatohen në garën e Australisë. Gjatë këtij sezoni, do të ndryshohet edhe rregulli i komunikimit në radio, i cili do të reduktohet, që ka shkaktuar zemërim shtesë tek pilotët.

Në sezonin që vjen do të garojnë gjithsej 11 ekipe, kurse titullin e kampionit e mbron Lewis Hamilton me bolidin e Mercedesit. Bolidin tjetër të ekipit gjerman do ta drejtojë Noco Rosberg. Pas timonit të rivalit më të madh të Mercedesit, Ferrari do të ulen Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet shorti i Champions League, surpriza edhe në Europa League
Fanella e Shqipërisë, ndër më të shtrenjtat në “Euro2016” »
Article Logic
Execution time: 0.0051929950714111
array(1) { ["section"]=> string(47) "starton-te-dielen-sezoni-i-ri-i-formula-1-35355" }