Statistikat e Francë - Shqipëri favorizojnë ‘Gjelat’

Publikuar tek: sport, më 15:57 14-06-2016 Statistikat e Francë - Shqipëri favorizojnë ‘Gjelat’

Shqipëria shkon me optimizëm në sfidën e dytë në grupin me A ndaj Francës, skuadër të cilën kuqezinjtë e kanë mposhtur në përballjen e fundit mes trye në “Elbasan Arena” me gol të Ergys Kaces gjatë kualifikueseve të Euro 2016, ndeshje që në fakt nuk kishte vlerën e pikëve. Edhe në takimin e parë të zhvilluar në Rennes, formacioni i De Biasit barazoi 1-1, madje kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Mavrajn, ndërsa barazoi Griezman.

Por, këto dy takime janë të vetmet që kanë “prodhuar” rezultat pozitiv për Shqipërinë në përplasjet me Francën, që në fakt janë 6 gjithsej në histori, madje të gjitha në kualifikueset e Europianit.

Ndeshja e parë i përket eliminatoreve të “Euro 1992”. Më 17 nëntor të vitit 1990, Shqipëria do të mposhtej nga Franca e Michel Platinisë me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Boli.

Më 30 mars të vitit pasardhës, “blutë” fituan me rezultatin e thellë 5-0. Për francezët shënuan dygolësh Sauzze, Papin, ndërsa Zmijani devijoi në portën e tij golin e fundit.

Shorti do ta vinte përballë Francës Shqipërinë edhe në eliminatoret e euro 2012.

Në takimin e parë të zhvilluar të “Qemal Stafa” më 2 shtator të 2011, francezët fituan 1-2, me gola të Benzema dhe M’Vila, ndërsa për kuqezinjtë shkurtoi diferencën Bogdani.

Në sfidën e kthimit në Stade de Francë, “Gjelat” që atëherë drejtoheshin nga Laurent Blanc, fituan thellë 5-0 me gola të Malouda, Remy dhe Reveillere.

Statistikat janë qartësisht në favor të Francës, por tendenca e rezultateve në dy përballjet e fundit tregon se raportet nuk janë më si më parë. Edhe pse skuadra e Deschamps është ndjeshëm favoritë për të fituar, kuqezinjtë shkojnë me moral të lartë, duke e kaluar presionin në anën e kundërshtarit, që do të kryeqëzohej nga mediat nëse nuk arrin të marrë fitoren e dytë në grup. (Atsh)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozet seksi të Euro 2016, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare
Stafi i Kombëtares fshehu operacionin e Lorik Canës, lojtari ka probleme të mëdha »
Article Logic
Execution time: 0.030918836593628
array(1) { ["section"]=> string(54) "statistikat-e-france-shqiperi-favorizojne-gjelat-43484" }