Statuja e Skënderbeut do të vendoset edhe në një shtet tjetër evropian

Publikuar tek: kulture-art, më 07:53 27-07-2017 Statuja e Skënderbeut do të vendoset edhe në një shtet tjetër evropian

Në një tjetër qytet evropian do të vendoset statuja e heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeu.

Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse ka zbuluar detaje nga ndërtimi i këtij busti, i cili siç shihet në foto është ende i papërfunduar.

Spasse ka zhvilluar një vizitë në studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin.

Busti do të vendoset përballë bashkëkohësit të Skënderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit, shkruan koha.net.

“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Hungari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tmerr” në spitalin e Durrësit, mendohuni mirë para se të përfundoni aty
Aksioni i IKMT në Dhërmi, ministria e Kulturës “flakë për flakë” me grekët: Planin e miratuan banorët e zonës »
Article Logic
Execution time: 0.013331890106201
array(1) { ["section"]=> string(76) "statuja-e-skenderbeut-do-te-vendoset-edhe-ne-nje-shtet-tjeter-evropian-87485" }