Statujat e Ishullit të Pashkëve, arkeologët nxjerrin në dritë fakte të reja

Publikuar tek: bota, më 22:51 08-06-2015 Statujat e Ishullit të Pashkëve, arkeologët nxjerrin në dritë fakte të reja

E gjithë bota u mahnit me zbulimin e statujave gjigande në Ishullin e Pashkëve. Më pas arkeologët zbuluan se kokat e statujave kishin edhe trupa të groposur thellë me gjatësi deri në 10 metra.

Por një zbulim tjerër tregon se në pjesën e pasme të trupave të statujës ka të gdhendura tatuazhe në formën e simboleve të ndryshme, sa të mahnitshme aq edhe të mistershme.

Edhe pse arkeologët kanë 100 vite që i kanë zbuluar dhe studiuar statujat në Ishullin e Pashkëve, vetëm muajt e fundit ata kanë arritur të zbulojnë simbolet e gdhendura në to, por pa mundur të deshifrojnë ende domethënien e tyre.

Në Ishullin e Pashkëve ka 887 statuja të groposura nga shpatullat e poshtë që arrijën gjatësi deri në 10 metra dhe peshojnë më shumë se 80 ton. Ato janë gdhendur nga guri vullkanik nga banorët e lashtë të Polinezisë rreth viteve 100 p.e.s dhe 1800. Transportimi i tyre në ishull mbetet një mister, pavarësisht terorive të shumta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024311065673828
array(1) { ["section"]=> string(80) "statujat-e-ishullit-te-pashkeve-arkeologet-nxjerrin-ne-drite-fakte-te-reja-13029" }