Statusi i Edi Ogës bën lëmsh gazetarët. Fjalët e tij i citojnë si të Konicës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:49 03-06-2015 Statusi i Edi Ogës bën lëmsh gazetarët. Fjalët e tij i citojnë si të Konicës

Gazetari Edi Oga  ka bërë një status ku ka shkruar mendimin e tij në formë “prozatore” mbi pushtetarët . Veçse, Oga në fund  shkruan sikur kjo është cituar nga F.Konica. Kaq ka mjaftuar që disa gazetarë të mediave serioze ta marrin si të mirqënë dhe t’i vënë këto fjalë në penën e Konicës.

 

Duke parë ‘lëmshin’ Oga është detyruar të shkruajë një status sqarues nëpërmjet të cilit u ka treguar kolegëve se në fakt ai status është krijuar nga ai vetë, duke “i tërhequr veshin”.

“Ju detyrohem një shpjegim:

Këtë frazë nuk e ka thënë Faik Konica, asnjëherë. Këtë e kam krijuar unë.
Kam vendosur me kast dy të dhëna "inkoherente", një lexues i vëmendshëm do ta vërente. Kam "cituar" F. Konica që jo domosdoshmërisht është Faik. Gabimisht e kanë cituar në gazeta si thënie të tij.Gjithsesi përmbajtjes nuk i heq asnjë presje”, shkruan Edi Oga.

Pas kësaj, kanë vërshuar komentet duke ironizuar gazetarët.

Ja çfarë shkruante Konisa në versionin Oga.

"O pushtetar, or m*t!

Kur votoj për surratin tënd, jam i përgatitur që të të mbaj në shpinë për katër vjet, po vetëm ty ama... jo vilat e tua, makinat, yacht-et, qentë, kuajt, gratë, dashnoret e tua, burrat e tyre me gjithë makina, tarafin e servilave të tu me laçkë e plaçkë... nuk jam aq i fuqishëm dhe aq i durueshëm sa mendon ti joooo...! Ndaj kujdes se kur të të shkarkoj, nuk do biesh aq butë sa hipe...!"

- Cit. F.KONICA –“

Statusi i Edi Ogës

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026796817779541
array(1) { ["section"]=> string(81) "statusi-i-edi-oges-ben-lemsh-gazetaret-fjalet-e-tij-i-citojne-si-te-konices-12582" }