Statuti i Partisë Socialiste, deputetët propozohen nga Rama. Vendosen edhe 2 filtra: Performanca dhe gjykimi popullor

Publikuar tek: politike, më 08:25 07-03-2016 Statuti i Partisë Socialiste, deputetët propozohen nga Rama. Vendosen edhe 2 filtra: Performanca dhe gjykimi popullor

Ndryshime në Statutin e Partisë Socialiste për zgjedhjen e deputetëve. Deputetët i propozohen Asamblesë Kombëtare nga kryetari Edi Rama dhe për ta vendosen 2 filtra: Performanca dhe gjykimi popullor.

Filtri i parë do të jetë analiza e performancës që do t’i bëhet atij nga kryesia e Grupit Parlamentar dhe Sekretariati Ekzekutiv për mandatin që ka në vijim, raporton ‘’Panorama’’.

“Kryesia e Grupit Parlamentar Socialist, në bashkëpunim me Sekretariatin Ekzekutiv, në mbyllje të legjislaturës në rastet kur deputetët përfshihen në listën e rikandidimit, hartojnë një vlerësim individual me performancën e deputetit gjatë mandatit lidhur me marrëdhëniet e mbajtura me zonën përkatëse elektorale, përfaqësimin në komisione, në mbledhje grupi dhe në seancë plenare, iniciativat ligjore të ndërmarra, paraqitjen publike dhe kritere të tjera të përcaktuara nga rregullorja e Grupit Parlamentar Socialist”, thuhet në pikën 3 të nenit 61 të projektstatutit të ri.

Por, pasi kanë kaluar filtrin e parë, deputetët aktualë të Partisë Socialiste do të kalojnë edhe një test tjetër, atë të gjykimit popullor. Ata do të duhet të përballen me anëtarësinë e partisë në zonën e tyre.

“Deputetët mund të rizgjidhen si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare vetëm nëse marrin mbështetjen e anëtarëve të partisë të territorit/komuniteteve, ku kanë ushtruar mandatin. Për këtë qëllim, në territorin/ komunitetet respektive zhvillohet një proces konsultimi për konfirmimin ose jo të mbështetjes për deputetin. Nëse konfirmohet, deputetit i lind e drejta për t’iu nënshtruar procedurave të mëtejshme për t’u përfshirë në listën e kandidatëve”, thuhet në pikën 4 të nenit 61 të projektstatutit të ri të PS­së.

E njëjta procedurë filtrimi dhe analize të performancës do të bëhet edhe për ata kryetarë aktualë bashkish që kërkojnë të rikandidojnë për një mandat tjetër. Do të jetë kryesia e PS­së, e cila do të miratojë listën e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkish dhe madje I mbetet asaj në dorë që ta eliminojë kandidatin, i cili mund të ketë kaluar me sukses dy fazat e para të matjes së performancës së tij.

“Kryesia e partisë rezervon të drejtën që kandidatët e përzgjedhur, për të cilët konstatohet mosplotësimi i kritereve dhe standardeve ligjore, morale dhe politike, t’i heqë nga lista e të zgjedhurve për të kandiduar. Lista e kandidatëve për deputetë konsiderohet përfundimtare dhe bëhet publike vetëm pasi shqyrtohet e miratohet nga kryesia e partisë”, thuhet në pikën 5 të nenit 61 të projektstatutit të ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Edi Paloka mund ta djegë mandatin e deputetit
Gjykata Ndërkombëtare “urdhër” qeverisë shqiptare: Stop procedurës së ekstradimit të Becchetit »
Article Logic
Execution time: 0.031186103820801
array(1) { ["section"]=> string(120) "statuti-i-partise-socialiste-deputetet-propozohen-nga-rama-vendosen-edhe-2-filtra-performanca-dhe-gjykimi-popullor-34421" }