Stefi Prifti i pakënaqur me fitoren e Aurela Gaçes: Keni gabuar, ky rast shumë antiprofesional

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:28 13-12-2015 Stefi Prifti i pakënaqur me fitoren e Aurela Gaçes: Keni gabuar, ky rast shumë antiprofesional

Stefi Prifti me anë të një statusi në Facebook ka kontestuar fitoren e Aurela Gaçes në “Kënga Magjike 2015”, pasi sipas tij fitues duhet të ishte shpallur Endri Prifti.

Prifti shprehet se “Kënga e Fundit” i kishte të gjithë komponentët themelorë të nevojshëm dhe asnjë këngë tjetër në festival nuk ishte në nivelin e saj. Sipas tij, votimi ishte i gabuar dhe shumë antiprofesional.

Por, vëllai i tij, Endri, u rendit i dyti në këtë festival duke u mundur në garën për çmimin e madh nga Aurela Gaçe.

“Nëse flasim apo bëjmë një kritikë artistike me pak fjalë, katër janë komponentët themelorë që përfaqësojnë gjininë e këngës. 1. Melodia (kompozimi) 2. Teksti 3. Orkestracioni 4. Interpretimi E, miq dhe kolegë të dashur, asnjë këngë tjetër në “Kënga Magjike 2015” nuk i kishte, të gjitha bashkë, në nivelin e kësaj kënge, “Kënga e fundit”, me autor Endri Prifti dhe orkestrim Gent Myftaraj. Të gjithë keni gabuar, si gjithmonë…! Por ky rast ka qenë shumë flagrant dhe antiprofesional, antindjenjë dhe i paskrupullt. Publik i dashur, përqafime pa fund! Jeni e vetmja mbështetje që kemi, në muzikë dhe jetë”, shkruan ai.

Gaçe ka një raport shumë të mirë me vëllezërit Prifti dhe ky qëndrim i Stefit vjen pak çuditshëm.

Lexo edhe:

Publikohet performanca e parë e Florit pas sherrit me Stinen, këngëtari ende i pashëruar (Video)

I famshëm për propozimin te “Kënga Magjike”, dy televizione kërkojnë ta punësojnë

Capture.PNG44.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02893590927124
array(1) { ["section"]=> string(98) "stefi-prifti-i-pakenaqur-me-fitoren-e-aurela-gaces-keni-gabuar-ky-rast-shume-antiprofesional-27700" }