Stephen Hawking: Vrimat e zeza janë pasazh drejt një universi tjetër

Publikuar tek: bota, më 17:32 28-12-2015 Stephen Hawking: Vrimat e zeza janë pasazh drejt një universi tjetër

“Njerëzit mund të kalojnë nëpërmjet vrimave të zeza, e jo të ngecin në to”, kjo është teoria e re e Stephen Hawking.

Gjatë një konference në Stokholm, fizikanti i famshëm tha se ata që do udhëtojnë mes vrimave të zeza, nuk mund të kthehen sërish në këtë univers, por do jenë në gjendje të largohen diku tjetër.

“Ekzistenca e historive alternative me vrimat e zeza sugjeron se kjo mund të jetë e mundur”, tha Hawking. “Vrima mund të jetë e madhe dhe mundtë shërbejë si një pasazh drejt një universi tjetër, por nëse udhëton nëpërmjet saj nuk do mund të kthehesh sërish në këtë univers. Edhe pse jam i etur për fluturim në hapësirë, personalisht nuk do ta provoja”, tha Stephen Hawking gjatë konferencës në Universitetin e Stokholmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019304990768433
array(1) { ["section"]=> string(73) "stephen-hawking-vrimat-e-zeza-jane-pasazh-drejt-nje-universi-tjeter-28732" }