Sterkaj i shkon Berishës në foltoren e kuvendit, Berisha e liron, ulet në karrige

Publikuar tek: politike, më 13:19 05-03-2015 Sterkaj i shkon Berishës në foltoren e kuvendit, Berisha e liron, ulet në karrige Sterkaj ze foltoren, largohet Berisha. (Foto e marre nga abc news)

Ora 11.45/ Paulin Sterkaj kërkon foltoren e kuvendit pasi Sali Berisha hodhi akuza për të. Edhe pse Meta kërkoi që Berisha të mos fyente deputetët, duket se Berisha nuk është tërhequr.

Por kur erdhi radha e Paulin Sterkajt, ky i fundit nuk ka pranuar të flasë nga vendi, kur PD kishte zënë foltoren e kuvendit. Ai është ngritur, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Metës për të folur nga vendi, për të shkuar në foltore. Aty ishte Sali Berisha. Ish kreu i PD, sapo ka parë Paulin Sterkajn i cili ka shkuar drejt foltores, e ka liruar menjëherë atë, duke u larguar për të shkuar në vendin e tij.

Duket se Sterkaj Berisha nuk janë zënë për foltoren. Ai ka ikur menjëherë, ndërkohë që Sterkaj është afruar te mikrofoni, mes gjithë deputetëve demokratë. Situata disi e tensionuar. Ilir Meta ka kërkuar pesë minuta pushim për të mos lejuar precipitimin e situatës. 

Berisha-Meta-Sterkaj debate në Kuvend

S.Berisha: E kam paralajmëruar atentatin ndaj Doshit. Nëse ka njeri që ka qenë agresiv me Doshin, ai ka qenë Sali Berisha. Te ky kuvend flitet vetëm për krimin. Por Berisha është njeri i ligjit, as për Doshin, Kokëdhimin, Ilir Metën, Ramën Tahirin, nuk kërkoj asgjë përvec ligjit. Tre muaj më parë, Tom Doshi ia përplasi në fytyrë si e meritonte, sepse afera e vrasjes ishte midis jush dhe ju po e mbyllnit atë. Unë nuk u mora ndonëse ata patën dinjitetin të më çonin fjalë, Meta na thirri e na tha: Eshtë Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj, çfarë ndodhi. Doli që një deputet kryesor juaji dhe o zoti Paulin (Stërkaj), më keq se Toma do e pësosh…

Ilir Meta: Zoti Berisha, mos kërcënoni deputetët ju lutem.

Sali Berisha- Stërkajt: Bëj çfarë të thonë, unë këshillë të dhashë, ti bëj të kundërtën. U denoncua se kreu i Kuvendit ka organizuar vrasjen e dy deputetëve, jo nga opozita.

Ilir Meta: Zoti Berisha, kishe dijeni për krimin dhe nuk e denoncove?

Sali Berisha: Hapini procesverbalet, e kam denoncuar në Kuvend.

Ilir Meta: Po denoncohet në prokurori, e nise si lider demokracie dhe po e mbyll si aksioner pularie…Mezi po priste të bëhej vrasja Brenda maxhorancës.

Sali Berisha: Nëse mezi prisja, je i pamend, për të mos ndodhur vrasja e denoncova.

(Pushim pese minuta)

Paulin Sterkaj: Më ka humbur durimi. Doshi i ka bërë transparence. Përfundimin do i nxjerrë koha. Më vjen shumë turp për zotin Berisha që vazhdon komedi. Kam dëgjuar se në parlamentin Italian ka comedian. Ai komediani bën politikë. Këtu vijnë si politikanë, dhe bëjnë komedianin. Më vjen turp se kam telefonata nga Shkodra nga demokratë. Kam qenë edhe deputet i juaji në 2009, ju e dini mirë sesi ka qenë rezultati. Sa për zotin Berisha duhet ti kthej përgjigje: më njeh edhe major edhe deputet edhe kur votuam presidentin këtu. Pasi iu përmend BErishës djali këtu, dhe unë them tia lëmë policisë. Unë jam i bindur herët sepse i kam thënë Tomës vetë: i thashë kujdes se pot ë përdorin. Dhe njerëzit janë për të përfituar lekë nga ty. Por ky paska qenë bashkëpunim. Kur dritan Prifti rastësisht na ka dalë me i pasuri në Shqipëri. Parlamenti shqiptar të marrë një nismë për hetimin e drejtuesve të KESH në vite, sepse paskan dalë njerëzit më të pasur në këtë vend. Kështu që ju bëj thirrje ju…ndoshta kam emocion…se ju po mbroni një deputet që ka shkuar puna në Drejtësi.

Jozefina ti ke thënë se…kjo situata kriminale duhet të na shqetësojë të gjithëve. Tomën e kam pasur koleg në Shkodër dhe kundërshtar, sepse më ka takuar me lëviz. Dhe zoti Berisha e din se në 97 kam qenë komandat i forcës special dhe mbaj mend fjalët e Agim Shehut: më mirë fund i dhimbshëm se tmerr pafund. Dhe e dinë të gjithë e dinë çfarë qëndrimi kam mbajtur. Si mundet deputeti të bëjë denoncim te Ministri i Brendshëm dhe me thënë bëj denoncim dhe nuk e bën. Ky është fundi. Kështu që nuk keni shanc të përfitoni politikisht. Ka njerëz këtu që janë të shqetësuar. Kalojeni me qetësi.

Paulin Stërkaj: Zoti Berisha më përmende emrin dhe ti e di se kush jam unë. Më ke dekoruar me Shqiponjën e Artë. Unë po ai Paulin jam. Atëherë stë bjen gishti që më përdor mua si viktimë se ka shkak dhe pasojë.

Ilir Meta: Te ulen dhe rojet e parlamentit dhe rojet e doktorit

Paulin Sterkaj: Jam shumë krenar për të gjitha ato që tha kreu i PS, unë jam në mbështetje të elektoratit. Po më bëni shantazh por unë nuk i ha shantazhet. Po dhashë informacion unë, kam frikë se nuk do të jetë mirë. Pavarësisht gjithë kësaj kemi për të marrë më shumë vota në Shkodër sesa në 2012-ën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votat për kandidatin në këmbim të kalimit të dosjes së KEMP. I vërtetë regjistrimi???
“Atentati”/ Doshi: Me vrasësin më prezantoi deputeti Frroku »
Article Logic
Execution time: 0.027072906494141
array(1) { ["section"]=> string(84) "sterkaj-i-shkon-berishes-ne-foltoren-e-kuvendit-berisha-e-liron-ulet-ne-karrige-5028" }