'Stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit, maturantja ma e bukur e Shqipërisë për vitin 2019!'

Publikuar tek: analiza-komente, më 08:55 01-07-2019 'Stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit, maturantja ma e bukur e Shqipërisë për vitin 2019!'

Profil nga Gjergj Marku:

(Xhoi FUSHA, eshte vajza e Arben Fushës, sipërmarresi i Camping Riviera, i njohur me shpirt te spikatur human, qe po mahnit gjithe boten mediatike me pamjen e saj, e cilesuar si maturantja me e bukur e vendit per 2019. Ajo eshte stermbesa e Bajraktarit te Shoshit, Lulash Gjeloshi, trungu i te cilit ne vitet e komunizmit u persekutu ne menyren me mizore te mundshme duke i vrare e masakruar 14 burra te konakut.

Sot, me sa duket, ajo e nderon paraardhesin e deres se njohur te Shoshit, me zgjuarsine dhe bukurine e pamate. Shume e krahasojne me modelen Bella Hadid, aktualisht modelja me e famshme ne modelingun boteror. Por, tek kjo vajze e bukur, nxenese e talentuar, ka dicka me thelbesore, qe perbashkon bukurine me virtytin. 
Xhoi ka mbaruar gjimnazin Faik Konica ne Tiranë me rezultate të shkëlqyera.

Preferon të jetë një ekonomiste e zonja, por dhe modelingun, ndaj falë kërkesave dhe ofertave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar për modeling, ajo ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë rruga e së ardhmes., por dicka është e sigurtë, preferon të shkollohet maksimalisht.
Familja e saj, sic shprehet i ati Arbeni, është familje me traditë të hershme, ku mbizotëron karakteri i fortë, zakoni i mirë i malesorit, dhe epja humane për të bërë mirë. Duke u futur në historinë e të parëve të saj, bajraktarit të famshëm të Shoshit, ndesh në historitë e një dere të madhe tipike e Malësive të Shqipërisë, ku dyert e mëdha e me prestigj nxirrnin prijësit më vital të krahinave.

Ndërkohë që pas 1944, mbi kullën e bajraktarit u lëshu me të gjithë arsenalin e vet propogandistik dhe ushtarak regjimi komunist, duke dënuar me 101 vite burra të shtëpisë dhe masakruar me pushkatim 14 meshkuj të shtëpisë pas një rezistence epike.
Duket se vajza e bukur, me shtat të lartë, karakter të fisëm e bukuri të rrallë, ka trashëguar anët më të mira të Derës së Madhe të Shoshit, e për këtë babai dhe familja e saj janë më të lumtur se kurrë.
Vlen të theksohet fakti se Arbeni, babai i pesë vajzave të bukura, është shumë i dhënë pas familjes, por duke mos harruar hallin e të tjerëve, jo pak herë është gjendur në vështirësi të njerëzve në nevojë, ku shënohet rasti i ofrimit të një shtëpie në Lezhë për gjashtë motrat jetime halli ekstrem i te cilave u be problem mediatik para disa kohesh)

 

65551307_10217179204144240_5363688002583265280_n.jpg

 

65532933_10217179204944260_422520976861822976_n.jpg

65639758_10217179209744380_6515823446570565632_n.jpg

 

 

65490358_10217179207864333_3409714445406961664_n.jpg65460142_10217179206624302_3216922657798750208_o.jpg65532933_10217179204944260_422520976861822976_n.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097410678863525
array(1) { ["section"]=> string(91) "stermbesa-e-bajraktarit-te-shoshit-maturantja-ma-e-bukur-e-shqiperise-per-vitin-2019-170633" }