Stërvitja e fundit për djemtë e De Biasit bëhet në një kompleks sportiv në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 16:19 06-09-2015 Stërvitja e fundit për djemtë e De Biasit bëhet në një kompleks sportiv në Elbasan Nga stervitja e sotme e djemve te kombetares shqiptare

Kombëtarja shqiptare, djemtë e Gianni de Biasit, kanë kryer pasditen e sotme stërvitjen e tyre të fundit, përpara ndeshjes që do të zhvillohet nesër në Elbasan Arena mes Shqipërisë dhe Portugalisë. 

Në fakt, de Biasi nuk e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Elbasan Arena. Shkak ka qenë mosdëmtimi i fushës një ditë para ndeshjes.

Por aty do të kishte shumë sy kureshtarë, ndaj de Biasi ka vendosur të dalë në një kompleks sportiv, në periferi të qytetit për të zhvilluar stërvitjen. Edhe pse fusha nuk ka qenë në parametrat që do të duhej për përgatitjen e djemve të shqiponjave, ata e kanë kryer stërvitjen. Portugalia është në vendin e parë në grup, ndërsa Shqipëria në vendin e tretë, dhe vjen nga Kopenhageni, ku arriti të marrë një barazim shumë të vlefshëm. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarët pushtojnë Kopenhagenin, kudo dëgjohen këngë shqip dhe shihet flamuri kuq e zi (Foto+Video)
Përfundon Shqipëri-Portugali 0 me 1. Triumfojnë portugezët në minutën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.022742033004761
array(1) { ["section"]=> string(88) "stervitja-e-fundit-per-djemte-e-de-biasit-behet-ne-nje-kompleks-sportiv-ne-elbasan-20104" }