Stërvitja e pasdites e Kombëtares, një festë për qytezën franceze

Publikuar tek: sport, më 19:22 07-06-2016

Ka qenë një stërvitje e zakonshme, si disa dhjetra që skuadra jonë kombëtare ka zhvilluar këto ditë në përgatitoren për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Kjo në aspektin sportiv.

Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe ushtrime të tjera për të kaluar në pjesën e ushtrimeve të ndryshme taktike. Por e veçanta ka qenë se skuadra, e ka kryer të hapur këtë stërvitje. Mbi 200 tifozë nga Perros Guierec, me në krye Kryetarin e Bashkisë, ndoqë për 90 minuta stërvitjen e skuadrës tonë kombëtare. Entuziastë, ata kanë shoqëruar me duartrokitje veprimet e futbollistëve, me brohorima. Stërvitja është mbyllur në palestër me ushtrime streçingu. Në këtë mënyrë, është mbyllur edhe program i ditës së dytë të skuadrës tonë në Francë. Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët janë nisur për në hotel L’ Agapa per të vazhduar me programin e tyre ditor.

Stafi mjeksor: Gjendja e ekipit optimale

Ekipi vazhdon rregullisht programin stërvitor në Perros Guirec. Sipas stafit teknik, gjendja psikologjike e futbollistëve është optimal. Po kështu konfirmohet edhe gjendja e mirë fizike pas rreth 15 ditësh përgatitje intensive. Sipas stafit mjeksor të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të luajtur. Edhe ata, si Abrashi që ka qenë i dëmtuar në shpatull apo dikush tjetër, po shkojnë drejt rikuperiumit të plotë. Mavraj është lënë sot, pushim nga ana e trajnerit De Biasi, për shkak se ndjehej i lodhur nga seancat e fundit stërvitore. Të gjithë futbollistët, pas darkës, i nënshtrohen trajtimit nga ana e fizioterapistëve.

Konferenca në Francë: Flasin Veseli dhe Roshi 

 

Kanë dalë në konferencën e parë për shtyp, këtu në Perros Guirec, dy futbollistët e kombëtares, Frederik Veseli dhe Odise Roshi, të cilën në orën 17.00, u paraqitën në konferecën e parë për shtyp.

Të dy futbollistët, u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. “Ndjehem mjaft mirë dhe në formë, po punojmë fort dhe me entuziasëm dhe kjo na krijon një siguri. Kemi ardhur këtu, për të dhënë më të mirën tonë dhe kam besim që do tja dalim”-është shprehur Roshi pa e fshehur entuziasmin. Më pas futbollisti në lidhje me aktivizimin e tij në kombëtare u shpreh: “Po është e vërtetë, që kam shumë minuta aktivizim nga ana e trajnerit De Biasi dhe më vjen mirë për këtë. Jam gati”-tha ai. Ndërkohë i qetë dhe i saktë ka qenë Frederik Veseli. Mes të tjerave, futbollisti u përgjigj:“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po përpiqem që me punë të tregoj formën time dhe ti shërbej sa më shumë skuadrës. Unë erdha me vonesë dhe të them të drejtën e kam pritur me ankth vendimin e trajnerit. Tani vazhdojmë punën duke parë përpara. Çfarë shkruajnë mediat nuk më interesojnë. Është koha e punës”-tha ai. Futbollisti u shpreh se kjo periudhë është një eksperiencë mjaft e rëndësishme në karrierën e tij.

Burimi: FSHF.org

1-1.jpg

13419002_975367462562483_7530087611158439033_n.jpg

13418814_975367955895767_6385122540359451691_n.jpg

13419030_975367302562499_153997751331155793_n.jpg

13413038_975367812562448_3173028191910619144_n.jpg

13269271_975367872562442_733426829412055015_n.jpg

13344555_975367635895799_1281173121686727967_n.jpg

13330991_975367742562455_2207893576007141346_n.jpg

13344547_975367999229096_5561115679493269793_n.jpg

13339719_975368135895749_5974580901041663216_n.jpg

13332766_975368055895757_8975453013333801969_n.jpg

13330899_975368049229091_826940739170376277_n.jpg

13327447_975367299229166_1839192577847448140_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Probleme me shqiptimin e emrave, UEFA u lehtëson punën komentatorëve me këtë listë
Futbollistët e Shqipërisë dhe Zvicrës do ndjekin para ndeshjes koncertin e Elina Dunit »
Article Logic
Execution time: 0.019443988800049
array(1) { ["section"]=> string(70) "stervitja-e-pasdites-e-kombetares-nje-feste-per-qytezen-franceze-42769" }