Steven Gerrard tërhiqet përfundimisht nga futbolli

Publikuar tek: sport, më 15:28 24-11-2016 Steven Gerrard tërhiqet përfundimisht nga futbolli

Ish-kapiteni i Liverpulit dhe i ekipit te Anglisë, Steven Gerrard, i cili ka luajtur deri kohët e fundit me Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikano-verior të futbollit (MLS), bëri të ditur të enjten se i ka dhënë fund karieres sportive në moshen 36-vjeçare.

“Pas spekulimeve të shumta të mediave lidhur me të ardhmen time, unë mund të konfirmoj se tërhiqem nga futbolli profesionist”, bëri të ditur ai nëpërmjet një njoftimi shtypi. “Karriera ime ka qenë e përqendruar në çdo moment te Liverpuli, ekipi i Anglisë dhe te LA Galaxy”.

Steven Gerrard do të mbetet për të gjithë kapiteni legjendar i Liverpulit, me të cilin ai ka fituar finalen e Liges së Kampioneve ne 2005, pas gjuajtjes së 11-metershave, pasi kishte pesuar 3 gola nga Milani dhe barazuar rezultatin.

Në nivel nderkombetar, ai ka patur privilegjin, duke u aktivizuar 114 me seleksionin e Anglise, ku ishte edhe kapiten.

Ai u largua nga Liverpuli në pranverën e 2015 për te Los Angeles Galaxy, pasi kishte luajtur 17 vite si profesionist me klubin e Liverpulit, duke qene per 12 vjet si kapiten. Ai nderkohe ka shënuar 21 gola me fanellen e Anglisë, duke qenë kapiten në Kupat e botes ne 2010 dhe 2014 dhe në Euro 2012.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm shokues nga FIFA për Shqipërinë pas humbjes ndaj Izraelit
Federata Italiane zgjedh stadiumin ku do të luhet ndeshja kundër Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146
array(1) { ["section"]=> string(56) "steven-gerrard-terhiqet-perfundimisht-nga-futbolli-60566" }