Stine e nis 2016-ën me konfliktin mes tij dhe Florit në “Këngën Magjike”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:39 06-01-2016 Stine e nis 2016-ën me konfliktin mes tij dhe Florit në “Këngën Magjike”

Këngëtari Stine ka rikthyer sëirsh në vëmendje konfliktin mes tij dhe Flori Mumajesit, të ndodhur një muaj më parë pas finales së festivalit “Kënga Magjike”.

Në postimin e tij të parë për vitin 2016, Stine ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij lidhur me atë incident, ndonëse këtë e bërë gjatë spektalit ‘Dance with me’.

Përshëndetje miq. Duke marrë shkas nga ditët e para të këtij viti të ri desha t’ju uroj përzemërsisht, dhe të sqaroj një situatë të vitit ku e hodhëm pas me të mirat dhe jo të mirat e tij. Ju detyrohem një sqarim për incidentin e Këngës Magjike. Siç e kam thënë edhe në Dance ëith me, janë komentuar lloj e lloj versionesh duke vënë në pah vlerat apo antivlerat e njërit apo tjetrit. Jam dhe jemi ndryshe pa patur nevojë për icidente të kësaj natyre. Ne jemi artist njëkohësisht edhe shembuj të kulturës dhe artit, sjelljes, mënyrës dhe se si jetojm etj etj. Kështu qe le të qëndrojmë të tillë deri në fund. Kam ecur prej vitesh dhe kam arritur bashkë me mbështetjen tuaj aty ku duhet. Gjej rastin t’ju falenderoj për çdo përkrahje dhe çdo mbështetje tuajën”, shkruan Stine.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30058288574219
array(1) { ["section"]=> string(76) "stine-e-nis-2016-en-me-konfliktin-mes-tij-dhe-florit-ne-kengen-magjike-29235" }