Stine flet për herë të parë puthjen me Rozën në skenë, ja çfarë deklaron këngëtari

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:10 30-11-2015 Stine flet për herë të parë puthjen me Rozën në skenë, ja çfarë deklaron këngëtari

Pas zënkave në paskuinta dhe këngës “Çifti simpatik”, që flitet se Nesti Duka ia ka dedikuar Roza Latit, puthja që ai i dha të hënën e spektaklit “Dance with me” është komentuar shumë këto ditë. Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ka qenë Roza ajo që ka mohuar faktin e një rilidhjeje të mundshme të çiftit. “Show është show! Mos besoni çfarë shikoni! Roza ecën përpara më e fuqishme se kurrë, sepse tashmë Roza është peshë e rëndë”, ka pohuar ajo.

Por deri tani mungonte deklarata e Nestit, i cili ishte ai që dhuroi puthjen. ”S’ishte puthje, por thjesht një pjesë e performancës, pra një puthje skenike”, tha ai për gazetën “Panorama”. Pas disa vitesh të ndarë, Roza dhe Stine janë bërë çift sërish për show. Ata u puthën në skenë në fund të kërcimit së tyre nën tingujt e këngës “Time of my life”, e cila dihet se është këngë, që i dedikohet një lidhjeje pasionante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084916830062866
array(1) { ["section"]=> string(87) "stine-flet-per-here-te-pare-puthjen-me-rozen-ne-skene-ja-cfare-deklaron-kengetari-26636" }