Strategjia për Ballkanin Perëndimor, Hahn: Kosova, shteti me hapa pozitiv

Publikuar tek: barometri, më 08:23 07-02-2018 Strategjia për Ballkanin Perëndimor, Hahn: Kosova, shteti me hapa pozitiv

Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për anëtarësimin u bëri të qartë edhe një herë vendeve kandidate të Ballkanit Perendimor se kriteret mbeten të njëjta për çeljen e negociatave dhe anëtarësimin në BE.

Gjatë prezantimit të strategjisë për Ballkanin Perendimor, Hahn tha se vendet që synojnë të bëhen pjesë e BE duhet të përmbushin standartet, ndërsa vlerësoi pozitivisht përpjekjet e Kosovës.

“Kosova po përpiqet shumë në rrugën e saj dhe deri tani ka dhënë rezultate pozitive. Rruga që do të gjejë Kosova me Serbinë do këtë rezultate pozitive për të dyja shtetet dhe për tu bashkura drejt vendeve të BE.

Ky është një presion pozitiv që të ecin sa më drejt integrimit të BE sepse do i ndihmojë. Qëllimi është që të kemi rezultate, qëndrueshmëri. Ekonomia është një element potencial që të kemi progres.

Anëtarët e rinj të BE do të bëhen ato vende kandidate pasi të arrijnë standartet. Nuk pranojmë anëtarët që nuk përputhet me standartet. Janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët dhe shteti social, pasi  dëshira jonë është që Ballkani Perendimor të hyjë në BE”, u shpreh Hahn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024999856948853
array(1) { ["section"]=> string(77) "strategjia-per-ballkanin-perendimor-hahn-kosova-shteti-me-hapa-pozitiv-109399" }