Strazimiri ironizon me temën e Fevziut në “Opinion”: Me lafshë ose pa lafshë, “gjelin e detit”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:08 22-12-2016 Strazimiri ironizon me temën e Fevziut në “Opinion”: Me lafshë ose pa lafshë, “gjelin e detit”

Ndërkohë që Blendi Fevziu, si çdo fund viti, edhe këtë vit ka mbushur studion e emisionit “Opinion” me ushqime nga më të larmishmet, deputeti democrat Gent Strazimiri vë në dukje sofrat e mijëra teleshikuesve shqiptarë që janë boshe.

Duke ironizuar Strazimiri thotë se ndihet i neveritur teksa poston edhe disa foto nga atmosfera e “ngrohtë” e studios së “Opinion” dhe shkruan:

“Ohhhh, siiiiiguuuuriiiiisht!!!!!! Po natyyyriiiisht që shumllojshmëria tek "tryeza e festave" është shqetësimi i çdo shqipëtari sot...

Përveç "caviar d'Azerbaijan", "escargots de Bourgogne" dhe natyrisht "Dom Pérignon", mund të provoni edhe ushqime tradicionale.... (kush ka FATIN të ketë qëlluar edhe PENSIONIST, këtë vit për herë të parë ka edhe luksin të shijojë "gjelin e detit" madje sipas dëshirës me lafshë ose pa lafshë...)

P.S. "Vetting" të ëmbël! Pafshi në ëndërr "dekriminalizim" pasanikësh!!!”.

Screasdq3fqdgfhot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023918867111206
array(1) { ["section"]=> string(94) "strazimiri-ironizon-me-temen-e-fevziut-ne-opinion-me-lafshe-ose-pa-lafshe-gjelin-e-detit-63375" }