Strazimiri: Ju rri mbi kokë mallkimi "Hongshi njoni-tjetrin e kush ngeltë hongërt veten"

Publikuar tek: politike, më 16:16 20-03-2015 Strazimiri: Ju rri mbi kokë mallkimi

Ky është reagimi i parë që vjen nga ana e PD pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku për “kallëzim dhe dëshmi të rreme”. Deputeti Gent Strazimiri ka shkruar në rrjetin social duke kërkuar edhe  vazhdimin e protestës kundër Metës.

“Mesa duket mallkimi i nënës së Osman Kazazit vazhdon t'u rrijë mbi kokë që në vitin 1945, kur baballarët e këtyre i arrestuan djalin:”Hongshi njoni-tjetrin e kush ngeltë hongërt veten"...

E mjera plakë edhe nga varri vazhdon i ndjek...
Ndjesë pastë kush "ka harruar"!!! Kush jo vazhdon protestën deri në pastrimin nga MetaStazat!!!’, shkruan Strazimiri.

Ende nuk kemi një reagim në lidhje me  zhvillimin më të fundit të çështjes “Doshi” nga ana e kryetarit të PD Basha apo ish-kryeministrit Berisha.

Lexo edhe:

Çështja “Doshi”/ Basha: Nuk kishim besim tek drejtësia, e vërteta jo me Metën në pushtet

Berisha: Arrestimet, përpjekje për të larë fytyrën e nxirrë të Ilir Metës

Urdhër-arrestet Doshi-Frroku/ Bregu: Duhet ndarë shapi nga sheqeri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PSD “bashkon” Dritan Priftin dhe Skënder Gjinushin
Tom Doshi dhe deputetët e inkriminuar sipas Wikileaks »
Article Logic
Execution time: 0.015812873840332
array(1) { ["section"]=> string(90) "strazimiri-ju-rri-mbi-koke-mallkimi-hongshi-njoni-tjetrin-e-kush-ngelte-hongert-veten-6487" }