Strazimiri me pistoletë "H&K", ja ç’thotë ai që pretendon se ia ka dhuruar (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 17:05 29-03-2016 Strazimiri me pistoletë

Një postim i gazetarit Artan Hoxha në faqen e tij në “Facebook”, lidhur me debatin nëse deputeti Strazimiri kishte apo nuk kishte pistoletë në protestën tek liqeni, ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër komentet e shumta bie në sy komenti i Pëllumb Nilit, i cili shkruan se deputeti Strazimiri mbante në brez një pistoletë të llojit “Heckler & Koch” P2000, të cilën ia kishte dhuruar ai, kur Strazimiri ishte zv/ministër.

Një tjetër komentues thotë se ka bërë qitje me pistoletën e Strazimirit, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një “Heckler & Koch”, por sipas tij, deputeti i kishte thënë se ia kishte dhuruar Shmid.

Më tej, Pëllumb Nili sqaron se “në vitin 2004 kishte ftuar një grup të RENEA-s dhe i kishte çuar tek “Heckler & Koch” në Gjermani”, raporton “BW”.

“Po ai që mohon nderin e tjetrit, s’ka si të jetë më i ulet”- shkruan Nili, në faqen e gazetarit Artan Hoxha.

Untitled-142.jpg

tan-hoxha-1.jpg

maxresdefault.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet gara për kreun e ri të PS në Vlorë, 5 emrat që pritet të kandidojnë
PD ka gati programin për zgjedhjet e 2017-ës, Spaho njofton nga selia blu »
Article Logic
Execution time: 0.022690057754517
array(1) { ["section"]=> string(82) "strazimiri-me-pistolete-h-k-ja-c-thote-ai-qe-pretendon-se-ia-ka-dhuruar-foto-36327" }