Strazimiri: Po mbushet lista e atyre që kemi denoncuar, për dy vite shteti drejtohet nga kriminelët

Publikuar tek: politike, më 20:04 06-09-2015 Strazimiri: Po mbushet lista e atyre që kemi denoncuar, për dy vite shteti drejtohet nga kriminelët

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka thënë në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Mandateve se arrestimi i deputetit Armando Prenga është i drejtë, paralajmërim që PD-ja i ka denoncuar.

“Kemi dy vjet që kemi të bëjmë me një bandë kriminale që drejton vendin kreu i të cilës është Edi Rama dhe ilir Meta. Një nga një po mbushet lista e atyre që ka denoncuar opozita. Përse kur shikon policin në rrugë largohet ai që shet duhan në treg dhe jo ai që mbjell kanabis. Përse arrin krimineli të futet me dy armë një me leje një pa leje dhe plagos 7 veta në derën e komisariatit.

Sot është kauza e të gjithë shoqërisë. Është diçka që e ka kaluar politikën. Kjo është thirrja që kaqm sot, të gjithë bashkë duhet të kuptojmë që nuk duhet të kemi frikë nga shteti i kriminelëve. Shteti i Kriminelëve duhet rrëzuar”, ka thënë Strazimiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 11 vjetori i LSI-së, Emiljano Aleksi i dedikon poezi
Ngjela paralajmëron të tatëpjetën e qeverisë: Ç’është ky shtet i turpshëm? »
Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037
array(1) { ["section"]=> string(103) "strazimiri-po-mbushet-lista-e-atyre-qe-kemi-denoncuar-per-dy-vite-shteti-drejtohet-nga-kriminelet-20124" }