Stregoneria kumbariane

Publikuar tek: kulture-art, më 15:01 10-02-2018 Stregoneria kumbariane

Nga: Flamur Çelaj

Të lexosh Trekëndëshin e Shtrigënive patjetër që litereatura dhe historia të çon në Lion, Vien dhe Pragë.

Do thoni çfarë lidhje ka Shtrigënimi Kumbarian me këtë Trekëndësh?! Ndoshta asnjë lidhje sepse këtu kemi të bëjmë me shtrigënim që frymëzohet jo nga magjia por në mënyrë magjistare dhe revolucionare të kujton një koktej tmerrësisht të patretshëm dhe miksi midis ingredientve Stalinist dhe ai i propagandës teatrale televizive

Një shëmti që tjetërson aparatin tretës, një tërbim i pamat i varfërisë së dikurshme dhe që sot nuk njeh fre për ti marr erë djersës së parave shuk në letër , kënaqësi që thumbon frymëzimin e Stregonerisë por me ritme që nuk kanë qasje as me ritualet Vudu e as me ato të Fisebe në Amazonë, por me kënaqësinë e të bërit keq, Kënaqësi e cila ndahet në tortën e kripur të natës!

Personalisht jam marr me biznes dhe vitet e fundit në pjekurinë e gjykimit jam investuar edhe në politik, jam investuar për një të ardhme më të mirë të brezave që sot po i vidhet ëndrra!
Po i vidhet pa asnjë moral, pa asnjë llojë kodi apo qasje qytetare!

E thënë me pak fjalë Unë shoh forma të cilat të çojnë në një izolim kulturor dhe në mpirje të shoqërisë, shoh që asgjë nuk vjen kot por ka një kalkulim matematik i shoqëruar me cinizmin e hidhur dhe të fshehur!

Ministrat e kulturës duhet të kishin mëndjen e kthjellët dhe shpirtin e madh, por janë të zemruar me kulturën dhe janë në armiqësi me atë dimension sepse ndihen të mbajtur peng nga e keqja dhe nga uria për të mos u ngopur kurrë, nga uria e Tenderit të ditës e të kalkuluar Natën!

Një hajdutëri e cila superon legjendat që në zonat tona të maleve tregoheshin për Dhëndrin e rradhës dhe tufën e bagëtisë që fironte nga dasmorët e fshatit fqinjë.

Në këtë vend zonja Ministre, Ju do të mbaheni mend për mungesën e civilizimit të shoqërisë dhënë mbajtien peng e të ardhmes së fëmijve tanë.

Sigurisht që kush bën pakt me djallin thuhet që nuk i ndodh asgjë por gjithsesi mendoj që ligësia do ju shëmtoj deri në keqardhje.

Në emër të fëmijës tim që aspiron të studioj për arte dhe të gjithë brezave të artistve të ardhshëm

TIRANE 2018

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ra nga tribuna në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari, transportohet me helikopter drejt Tiranës vëllai i Tefik Osmanit (FOTO)
Ikën Hervin Çuli, shpallet konkursi për drejtorin e Teatrit »
Article Logic
Execution time: 0.023005962371826
array(1) { ["section"]=> string(29) "stregoneria-kumbariane-109822" }