Stresi gjuan me armë mes Tiranës, policia e shpall në kërkim: Nis lufta e reperit me mediat (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:59 06-01-2017

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, që të gjithë e njohin si Stresi.

Pavarësisht problemeve që ka me policinë, Stresi nuk e ka mendua5r dy herë dhe bashkë me shokun e tij ka dalë dhe ka qëlluar me shotgan në mes të Tiranës në shenjë proteste për arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Menjëherë policia e ka shpallur në kërkim por Stresi nga ana tjetër është zgjuar sot në mëngjes duke i shpallur luftë mediave për shpifje.

“Denoncojm neës 24 per shpifje dhe diskriminim te imazhit tone dhe ju kerkojm menjeher te heqin ato deklarime te pabaza ndaj nesh ... asgje sesht e vertet a keni turp apo skeni jeni dhe televizion serjoz ???? Ora News Report Tv te gjithe do perballeni”, shkruan Stresi në publikimin e tij që hidhet poshtë në fakt nga njoftimi për shtyp i policisë së Tiranës e cila ka bërë me dije mediat se:

“Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

- A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

- E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit Shotgun në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë. Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

• Një armë zjarri gjuetie, tip Shotgun

• Një automjeti tip Audi

Materialet i;u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.”

stres.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032042026519775
array(1) { ["section"]=> string(101) "stresi-gjuan-me-arme-mes-tiranes-policia-e-shpall-ne-kerkim-nis-lufta-e-reperit-me-mediat-video-64727" }