Stresi: Të legalizohet hashashi. Saimir Tahiri ministër adoleshent

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:09 11-11-2016

Reperi Stresi njihet tashmë si një njeri problematik në raport me ligjin. Ai është arrestuar disa herë dhe më pas është lënë i lirë. I pyetur në emisionin "Zonë e Lirë" se çfarë mendimi ka për legalizim e marijuanës ai ka pohuar se është një përdorues, ashtu si shumë të tjerë në çdo lagje të kryeqytetit.

“Jam pro legalizimit të hashashit, jo të lëndëve të tjera. Atë po e pinë të gjithë, pse duhet të bëjmë si të virgjër”, ka thënë Stresi.

Siç dëgjohet në videon e publikuar nga "Opinion", Stresi ka vazhduar duke thënë se ka respekt të madh për policinë e shtetit dhe për ata që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur qytetarët.

I pyetur lidhur me mendimin që ka për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Stresi ka treguar se nuk e njëh mirë.

“Saimir Tahiri është adoleshent”- është shprehur reperi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030440092086792
array(1) { ["section"]=> string(70) "stresi-te-legalizohet-hashashi-saimir-tahiri-minister-adoleshent-59249" }