Strukturat e PD-së në Malësi të Madhe kundërshtojnë kandidatin, nuk u pyetën nga Basha

Publikuar tek: politike, më 11:49 17-04-2015 Strukturat e PD-së në Malësi të Madhe kundërshtojnë kandidatin, nuk u pyetën nga Basha Anton Kokaj, kandidati i PD-së në Malësi të Madhe

Ngjall kundërshtim tek strukturat e PD-së në Malësi të Madhe zyrtarizimi i kandidatit Anton Kokaj. Burime pranë PD-së në Malësi të Madhe thonë për Newsbomb.al se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk është konsultuar me bazën për këtë vendim që ka marrë. ‘’Kandidaturën për zonën tonë e kemi mësuar në televizor. Basha pas kësaj na ka thirrur në një takim dhe ne i thamë se nuk jemi dakord. Edhe pas këtij takimi ai nuk ka reflektuar’’, thotë burimi që nuk do të identifikohet.

Sipas tyre Basha ka mbledhur bazën pas dy ditësh që e kishte prezantuar Kokajn, duke mos pyetur strukturat e PD-së në këtë zonë.

Strukturat e PD-së nuk kanë një emër konkret të kandidatit që duan për propozim në PD, por janë kategorikisht kundër kandidimit të Anton Kokajt. ‘’Ai ka ardhur nga jashtë partie dhe nuk ka lidhje me PD-në. Madje ka probleme me shumë familje në zonë dhe mendojmë që do dëmtojë PD-në, për votat që nuk do marrë nga ta’’, thotë burimi.

Kandidati i kontestuar nga baza e partisë, por tashmë i zyrtarizuar nga PD-ja Anton Kokaj do të jetë përballë kandidatit të PS-së Tonin Marinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belortaja: Irani po shqyrton mundësinë e njohjes së Kosovës
Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Lezhën, nuk arriti marrëveshje me Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.1713879108429
array(1) { ["section"]=> string(90) "strukturat-e-pd-se-ne-malesi-te-madhe-kundershtojne-kandidatin-nuk-u-pyeten-nga-basha-8997" }