Studentët bllokojnë dyert e fakulteteve, Rama: Nuk dalin dot te Kryeministria se...

Publikuar tek: politike, më 12:54 11-01-2019 Studentët bllokojnë dyert e fakulteteve, Rama: Nuk dalin dot te Kryeministria se...

Kryeministri Edi Rama teksa po prezanton paltformën e punës për studentët ekselentë, u ndal edhe tek protesta e studentëve e zhvendosur në fakultete.

Rama tha se the studentët nuk dali ndot më tek Kryeministria se nuk kanë forcën e numrave, dhe theksoi se nuk kanë asnjë të drejtë të bllokojnë pjesën tjetër që duan mësim.

“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë, çeta nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentet duan, kështu, ashtu", tha Rama.

Kryeministri u ndal më tej edhe tek bisedat e tij me studentët në Whatsapp, ndërsa theksoi se kanë humbur edukatën, duke e quajtur katastrofë.

"Edukata katastrofe, sa here ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë pasur shumë gjëra, por ka pasur hob edukate edhe në kullat më të thella mes maleve në familje që nuk kanë ditur shkrim këndim. Kanë pasur një kod edukate, prindërit sakrifikojnë. Ka dalë një grafik që është abuzuar shumë se Shqipëria i ka shpenzimet për arsim 3.1 % më shumë se gjithë rajoni, jo se është arsimi më i shtrenjtë, por shqiptarët janë populli që shpenzon më shumë për të arsimuar fëmijët jashtë", tha kryeministri.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027330160140991
array(1) { ["section"]=> string(85) "studentet-bllokojne-dyert-e-fakulteteve-rama-nuk-dalin-dot-te-kryeministria-se-148354" }