Studentët kanë humbur organizimin por jo kauzën!

Publikuar tek: analiza-komente, më 00:22 12-12-2018 Studentët kanë humbur organizimin por jo kauzën!

NGA ANTA MUÇAKU - Newsbomb

Sigurisht ka një lloj konfuzioni në mënyrën e organizimit të protestës së studentëve por s’ka asgjë të paqartë në kauzën e tyre. Këta studentë janë një model lirie e qytetarie.

Mbrëmë në 'Open' e 'Opinion' treguan që jo vetëm s’ishin ngelësa por vlenin shumë më shumë se ca doktorantë me plagjiatura.

Mbrëmë studentët ishin profesorë dhe profesorët dukej sikur po mbanin 'shënime leksionesh'.

Këta studentë, në 7 ditë protestë në fund të ditës, kanë rrëmbyer thasët e plehrave dhe i kanë mbledhur vetë pankartat.

Këta studentë kanë artikuluar e kanë përcjellë mesazhe që politikanët e 'elita' jonë s‘kanë mundur në 25 vjet. Asnjë sharje nuk ka dalë nga goja e tyre në shesh, ndërkohë që të zgjedhurit tanë na kanë mësuar 'fjalorin e shtëpisë' nga foltorja e Kuvendit.

Studentët, as flamujt partiakë nuk i dogjën dot sot. Dy djelmoshë, debatuan para kamerave, njëri donte ta digjte, tjetri jo. Në fund u përqafuan dhe vendosën thjesht t’i flaknin ata flamuj. Ç’emocion! Përqafim më të bukur s’kisha parë!

Këta studentë, sonte e bënë për vete shoferin te Zogu i Zi dhe e bindën ta fikte autobusin. Ndërsa një tjetër që gjykuan se kishte emergjencë, e lanë të kalonte dhe e përcollën me duartrokitje.

Nuk ka zemërim në sytë e tyre. Ka veç forcë e shpresë. Rezistuan për 7 ditë, ku ngrënë ku pa ngrënë... Kanë humbur zërin, kanë humbur organizimin por jo kauzën!

Kauza e tyre është më e fortë se kurrë! E nesërmja i gjen sërish bashkë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024167060852051
array(1) { ["section"]=> string(54) "studentet-kane-humbur-organizimin-por-jo-kauzen-144812" }