Studentët protestojnë me megafon para kryeministrisë, shikoni ç’poston Edi Rama para pak minutash (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:54 24-01-2018 Studentët protestojnë me megafon para kryeministrisë, shikoni ç’poston Edi Rama para pak minutash (FOTO)

Ndërsa qindra studentë po protestojnë me megafon para godinës kryeministrore për uljen e tarifave në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, shefi i qeverisë, Edi Rama duket se e ka anashkaluar nismën e të rinjëve dhe para pak minutash bën një postim të ri në rrjetet sociale.

Nuk është përgjigje për studentët, por Rama zgjedh të postojë foto nga operacioni kombëtar i pastrimit, megjithëse është ezauruar si aktivitet tre ditë më parë.

“Vijon operacioni kombëtar i pastrimit në të gjithë territorin e vendit. Gjatë kësaj ndërhyrjeje për pastrimin e zonave më të vizituara të Shkodrës u mbollën edhe 5700 pemë për pyllëzimin e Ballkonit të Shkodrës dhe Taraboshit”, shkruan Rama në postimin e tij në facebook.

Ndërkohë, studentët që prej orës 11.00 po protestojnë pasi kërkojnë që të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj, si dhe të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

 

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098453044891357
array(1) { ["section"]=> string(108) "studentet-protestojne-me-megafon-para-kryeministrise-shikoni-c-poston-edi-rama-para-pak-minutash-foto-107738" }