Studentët shqiptarë konkurrojnë në Sarajevë: Ja çfarë prezantojnë në "Skills show" dhe si tërhoqën vëmendjen e të gjithëve

Publikuar tek: kulture-art, më 18:48 16-12-2016 Studentët shqiptarë konkurrojnë në Sarajevë: Ja çfarë prezantojnë në

Në Sarajevë për herë të parë gjatë këtyre dy ditëve po zhvillohet “Skills show”, një konkurs ku marrin pjesë dhe dy shkollat shqiptare “Shkolla e Mesme Hoteleri Turizëm” dhe “Shkolla Teknike Ekonomike Hoteleri Turizëm “A.Athanas” Sarandë.

Ky është eventi më i madh rajonal profesional dhe i zhvillimit të karrierës, ku po mbahet me formatin e një konference profesionale, panair për punëdhënësit të cilët janë të interesuar në bashkëpunim me shkolla dhe konkurse me studentët e edukimit dhe trajnimit profesional.

“Skills Show Sarajevo 2016” ka si qëllim promovimin e shembujve më të mirë praktikë dhe përplasjen më inovative të edukimit profesional.

Ai mbështet shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet punonjësve dhe shkollave të edukimit dhe trajnimin profesional në Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në konkursin mes shkollave të Ballkanit po marrin pjesë dy shkollat shqiptare duke performuar traditat shqiptare në gatim si dhe kulturën e vendit. Dhe pikërisht të rinjtë shqiptarë kanë prezantuar Historinë e Petrelës si dhe motrës së Skënderbeut, Mamicës.

15609205_10208537566658688_717732764_o_1.jpg

Nxënësit e shkollave profesionale shprehen për newsbomb.al tejet të entuziazmuar që po marrin pjesë në këtë eveniment duke përfaqësuar traditat shqiptare.

“Kemi marrë me vete mjete tradicionale, të cilat i përdorim gjatë prezantimit duke u veshur dhe me veshjen tradicionale”,-tha nxënësja 18 vjeçare për newsbomb.

Sebastian Biba, nxënësi i cili prezanton Kalanë e Petrelës është optimist për pjesmarrjen dhe mundësinë për të fituar një nga kupat. “Përse mos fitojmë? Çfarë kanë më shumë se ne të tjerët”-tha Sebastiani.

 Gjimnazistët shprehen të lumtur që janë pjesmarrës të shkollave profesionale.

“Me këtë shkollë ne kemi një profesion, kemi një punë. Ne po prezantojmë atë që jemi tashmë”,-u shpreh Denis Goga i cili prezantoi fileton e pulës, traditë e kulturës shqiptare.

Shkolla profesionale të ndihmon për të bërë praktika në hotele. Të rinjtë e shohin si një mundësi për t’u punësuar që në moshë të re, teksa të pyetur nga newsbomb.al treguan që tashmë e kanë një punë edhe pse në moshën 16 vjeçare.

“Jam Anxhelo Gjika nga Saranda, studioj për Hoteleri-Turizëm dhe marr pjesë në konkursin për gatim me pulë. Jam 18 vjeç punoj në Sarandë te Limani”, -tregoi një nga konkurentet shqiptare.

Po ashtu të rinjtë kanë rrëfyer që përveçse praktikohen ata dhe paguhen kundrejt një shume prej 3500-4000 lekësh. /Newsbomb.al

15608472_10208537565978671_1801707089_o.jpg

 

gjell.jpggjell1.jpggjell3.jpggjell4.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atmosferë festive në Korçë, performojnë këngëtarët në pedonalen e qytetit
Një tjetër “La Traviata”, 60 vjet pas Marie Krajës »
Article Logic
Execution time: 0.0041301250457764
array(1) { ["section"]=> string(125) "studentet-shqiptare-konkurrojne-ne-sarajeve-ja-cfare-prezantojne-ne-skills-show-dhe-si-terhoqen-vemendjen-e-te-gjitheve-62866" }