Studentët shqiptarë konkurrojnë në Sarajevë: Ja çfarë prezantojnë në "Skills show" dhe si tërhoqën vëmendjen e të gjithëve

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:08 17-12-2016 Studentët shqiptarë konkurrojnë në Sarajevë: Ja çfarë prezantojnë në

Në Sarajevë për herë të parë gjatë këtyre dy ditëve po zhvillohet “Skills show”, një konkurs ku marrin pjesë dhe dy shkollat shqiptare “Shkolla e Mesme Hoteleri Turizëm” dhe “Shkolla Teknike Ekonomike Hoteleri Turizëm “A. Athanas” Sarandë.

Ky është eventi më i madh rajonal profesional dhe i zhvillimit të karrierës, ku po mbahet me formatin e një konference profesionale, panair për punëdhënësit të cilët janë të interesuar në bashkëpunim me shkolla dhe konkurse me studentët e edukimit dhe trajnimit profesional.

“Skills Show Sarajevo 2016” ka si qëllim promovimin e shembujve më të mirë praktikë dhe përplasjen më inovative të edukimit profesional.

Në konkursin mes shkollave të Ballkanit po marrin pjesë dy shkollat shqiptare duke performuar traditat shqiptare në gatim si dhe kulturën e vendit. Dhe pikërisht të rinjtë shqiptarë kanë prezantuar Historinë e Petrelës si dhe motrës së Skënderbeut, Mamicës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mundësi e artë për turizmin shqiptar, kroçerat braktisin Turqinë, Saranda destinacioni i ri
Interes i lartë për koncertin e 2 janarit, biletat shiten në kohë rekord »
Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311
array(1) { ["section"]=> string(125) "studentet-shqiptare-konkurrojne-ne-sarajeve-ja-cfare-prezantojne-ne-skills-show-dhe-si-terhoqen-vemendjen-e-te-gjitheve-62923" }