Studenti-Ramës pas skandalit të Beqajt: Do na urojnë suksese në jetë! Ja si i kthehet kryeministri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:27 17-11-2016 Studenti-Ramës pas skandalit të Beqajt: Do na urojnë suksese në jetë! Ja si i kthehet kryeministri

“Flitet shumë për ata që ikin dhe shumë pak për ata që kthehen, të cilët janë shumë dhe sjellin me vete ide, eksperiencën e fituar në emigracion, kulturën e fitimit me punë të ndershme. Ja një shembull ndër plot të tjerë”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama ndërsa ndan edhe një video ilustruse por ajo që ka rënë më së shumti në sy është komenti i një studenti i cili ironizon me “Suksese në jetë”, urimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja në videon e publikuar mbrëmë nga “Stop”.

“Z. Kryeministër çdo student shqiptar që studjon jashtë deshiron ta sjellin eksperiencën e fituar në Shqipëri, por thjesht kemi frikë që po nuk morëm pjesë nëpër mbledhje të partisë, do na urojnë suksese në jetë”, i shkruan i riu.

Por menjëherë i ka replikuar kryeministri.

“Frika nuk është këshilltar i mirë Visi”, ia kthen shefi i kabinetit.

stud.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020892143249512
array(1) { ["section"]=> string(102) "studenti-rames-pas-skandalit-te-beqajt-do-na-urojne-suksese-ne-jete-ja-si-i-kthehet-kryeministri-59808" }