Studim/ Dashurinë e vërtetë e takon dy herë në jetë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:09 02-08-2016 Studim/ Dashurinë e vërtetë e takon dy herë në jetë

Sa herë keni menduar se keni gjetur dashurinë e jetës suaj, dhe pastaj e keni vënë në dyshim nëse është me të vërtetë dashura juaj e vetme?

Gjatë jetës, ne shpeshherë kemi menduar se e kemi gjetur dashurinë e jetës sonë, ëndërrojmë për ta patur, por jo të gjithë arrijnë ta përjetojnë apo ta njohin atë.

Po çfarë është dashuria e jetës?

Shkencëtarët kanë kryer një studim ku kanë pyetur njerëzit se sa herë mund të përjetosh dashurinë në jetë dhe nëse ka një të dytë?

Nga studimi i kryer që përfshiu 2000 persona, shkencëtarët arritën në këtë përfundim.

Ata intervistuan persona të cilët treguan historitë e jetës së tyre në marrëdhënjet që kanë patur në çift, dhe rezultoi që ata kishin takuar dashurinë e jetës së tyre dy herë.

Me interes janë rezultatet e hulumtimit, ku një në shtatë nuk beson se shoku i tanishëm është dashuria e jetës së tij, ndërsa 73% ishin kompromentuar në një marrëdhënie, por që “dashuria e madhe e jetës së tyre” nuk kishte patur fund të lumtur.

Ndërsa 7% e të anketuarve thanë se dashuria në çift u shtua pas martesës kur në familje erdhën dhe fëmijët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025524854660034
array(1) { ["section"]=> string(56) "studim-dashurine-e-vertete-e-takon-dy-here-ne-jete-48483" }