Studim/ Fotot që postoni në Instagram tregojnë për shëndetin mendor

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:33 19-08-2016 Studim/ Fotot që postoni në Instagram tregojnë për shëndetin mendor

Një studimi i kryer mblodhi 166 llogari Instagram-i dhe mbi 40.000 foto. Studiuesit testuan një program të ri, nga i cili mund të analizonin fotografitë në Instagram për të identifikuar disa shenja depresioni.

Disa nga këto shenja ishin: mimikat e fytyrës, çfarë ngjyre vendosnin për filtrat (ngjyra të ndezura apo të errëta) si dhe çfarë vendosnin të shkruanin bashkangjitur fotos së postuar.

Në përfundim studiuesit vunë re se kjo llogaritje ishte shumë e suksesshme. Personat që kishin fotografi me ngjyra më të zbehta dhe përfshinin më shumë efekte blu dhe jeshile ishin persona më të rënduar psikologjikisht, shkruan Blitz.

Ky projekt do të përdoret nga mjekët për të identifikuar edhe më mirë personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Rrjetet sociale janë duke u kthyer në ndihmë si për organet e policisë, ashtu edhe për mjekët të cilët duan disa informacione më tepër lidhur me pacientët e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023563146591187
array(1) { ["section"]=> string(72) "studim-fotot-qe-postoni-ne-instagram-tregojne-per-shendetin-mendor-50244" }