Studimi/ Dënimi me izolim shkakton dëme tek fëmijët njësoj si shuplaka

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:07 18-03-2015 Studimi/ Dënimi me izolim shkakton dëme tek fëmijët njësoj si shuplaka

Dënimi i rekomanduar nga pediatrit në gjithë botën dhe më i preferuari i prindërve, izolimi në dhomë ose në cepin e dhomës, të fëmijëve kur bëjnë gabime duket se nuk është aq efektiv sa ç’mendohej, përkundrazi sipas studiuesve amerikanë ky dënim ka efekte të dëmshme njësoj si shuplaka.

Në një skanim të trurit  të fëmijeve që janë dënuar me izolim të dhënat janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga dhuna fizike, raporton Bebja.com

Kur fëmijët e humbin kontrollin emocional, prindërit shpesh i çojnë ata në dhomën e tyre apo i lënë  me veten e tyre në karrige përballë murit. Ky veprim merr kuptimin që “momentet  e shqetësimeve emocionale ata duhet ti vuajnë vetëm”.

Kur fëmijët janë të pasjellshëm tregon se ata kanë kërkesa emocionale që i burojnë së brendshmi dhe tregon se ata akoma nuk i kanë ndërtuar disa aftësi  vetë-rregulluese për emocionet e tyre.  Shpesh veprim i keq i tyre është një thirrje për ndihmë për ta qetësuar dhe për vëmendje.

Kur përgjigjia prindërore është izolimi i fëmijës nevoja instinktive psikologjike e fëmijës mbetet e paplotësuar. Në fakt, imazhet e trurit tregojnë se përvoja e shkaktuar nga refuzimi i tillë duket shumë e ngjashme me përvojën e ndëshkimit fizik,  në aktivitetin e trurit.

Kur fëmijët të përqendrohen në fatin e tyre “të tmerrshëm” do të mendojnë se nëna apo babai janë të padrejtë, ata do të humbasin një mundësi për të ndërtuar pasqyrën e ndjeshmërisë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Duke vënë ata në izolim në fakt u privoni një mundësi për të ndërtuar aftësitë për tu disiplinuar. Nga ana tjetër vendosja e afateve të qarta duke theksuar bisedën bashkëpunuese dhe respektin ndaj tyre u jep fëmijëve një shans për të praktikuar të qënit aktiv, për të krijuar empati dhe për tu krijuar vetëbesim në përballjen me problemet në të ardhmen.

Herën tjetër kur keni nevojë për disiplinë ndaj fëmijëve konsideroni bashkëbisedimin, jo izolimin. Uluni me fëmijën dhe flisni me të  apo inkurajojeni atë dhe reflektoni mbi sjelljen e tyre. Sidomos për fëmijët e vegjël, reflektimi duhet krijuar me bashkëbisedim, jo me izolim. Dhe të gjithë këtë prindër do të bëjnë një disiplinim më efektiv dhe të dobishëm në afat të gjatë.

Studimi u bë nga Dr. Daniel J. Siegel  dhe Dr. Tina Payne Bryson.

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03495192527771
array(1) { ["section"]=> string(74) "studimi-denimi-me-izolim-shkakton-deme-tek-femijet-njesoj-si-shuplaka-6284" }